FHK sjellë një ekspert në Kosovë

Eksperti i mirënjohur dhe përzgjedhësi më i trofeshëm i Kroacisë, Lino Çervar, momentalisht trajner i skuadres me nam ‘Metalurg’ nga Shkupi me datën 21 shkurt në Prishtinë do te jetë ligjërues në Këshillimin (Seminarin) pranverorë që organizon Shoqata e Trajnerëv e të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me zyrën  e FHK-së.

Emri i Lino Çervarit është i njohur ne botën esportit te hendbollit, i cili karrieren prej trajneri te hendbollit e fillojë në Umagë të Kroacisë ne fund te viteve 80-ta, kurse ne fillim te viteve 90-ta ishte edhe trajner i legjendave te hendbollit Aziz Makiqi dhe Bujar Qerimi në KH Umag, që ma vonë Lino karrieren sebashku me Aziz makiqin ta vazhdojnë në Itali, ku pas nje kohe Çervar do të bëhet edhe përzgjedhës i Italisë.

Pas sukseseve ne Itali, merr timonin e Përfaqëueses së Kroacisë ku rreshton shumë suksese dhe titulljt e  Kmapionit boteror, dhe shume mdalje tjera nga Kampionatet evropiane. Olimpike etj .  

Ftesën e FHK-së e  panojë me shumë dëshirë, duke theksuar se shqiptarët ishin ata të cilët i ndihmuan ne ngritjen e tijë  në karrierë, fillimisht familja Shiroka dhe disa tjera qe vepronin dhe jetonin ne Umag, dhe pastaj edhe Aziz Makiqi dhe Bujaqr Qerimi e në veçanti Makiqi në arritjet sportive.