Nora e bronztë

Vazhdojnë sukseset për xhudon kosovare.  Xhudistja Nora Gjakova, e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin ‘European Open Sofje’.

Ndryshe, xhudisti Akil Gjakova e ka zënë vendin e shtatë me tri fitore e dy humbje derisa Distria Krasniqi, ka arritur një fitore teksa ka pësuar një humbje.