Koha që do të doja

Koha që do të doja

Autor: Fabio Volo

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2011

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. faqe: 312

ISBN: 978-99943-0-232-1

Çmimi: 900Lekë

Bli Online

“Do t’i këmbeja të gjitha të nesërmet e mia me një të djeshme të vetme”, këndon Janis Joplin- i.”Ndoshta pikërisht kjo është koha që do të doja.”
Lorencoja nuk di të dashurojë ose thjesht nuk di ta shfaqë dashurinë. Për këtë arsye gjendet përballë dy dashurive të vështira që duhet t’i fitojë, që duhet t’i rindërtojë: me një baba që ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë dhe me një të dashur që ka ikur.
Ndoshta të rritesh do të thotë të mësosh të dashurosh dhe të falësh, të bësh një kërkim të gjatë për kohën që kemi humbur dhe që nuk e kemi më. Është rrugëtimi që kryen Lorencoja, një udhëtim në kërkim të vetvetes dhe të ndjenjave të tij, atyre më autentike, atyre më të thella.
Libri i ri i Fabio Volo-s është edhe më i ndjeri, më i vërteti; forca e këtij sinqeriteti del në çdo faqe. Gjendesh shpesh duke qeshur në çaste ironie që të rrëmbejnë. Por sidomos gjendesh i emocionuar, mbase i mallëngjyer dhe i çuditur se sa shumë ngjan jeta e Lorencos me atë të secilit prej nesh.

“NUK PO JETON, NËSE NUK E DI QË PO JETON.”