Etrit Berisha në formacionin e javës në Itali

0

 

49-vjeçari që mori drejtimin e Lacios e ka parë si zgjedhje të dytë këtë sezon, por Berishës i ka mjaftuar sërish një shans për të treguar vlerat.

Pas një paraqitje super në Udine, Etrit Berisha nuk mund të mos zgjidhej nga “goal.com” në formacionin e javës në Serinë A. Portieri nga Prishtina ka “adhuruar” gjtihmonë sfidat dhe diçka të tillë e ka provuar prej kohësh, duke fituar vendin e titullarit mes shtyllave të Kombëtares, duke justifikuar besimin e De Biazit edhe kur e rekomandoi në Itali ndërsa ishte ende një portier pa shumë emër të Kallmar dhe me sa duket nuk ka ndër mend të ndalet edhe me trajnerin aktual të Lacios, Stefano Pioli. 49-vjeçari që mori drejtimin e Lacios verën e kaluar e ka parë si zgjedhje të dytë këtë sezon pas Federico Marketit, por Berishës i ka mjaftuar sërish një shans për të treguar vlerat e tij. Nuk mund të ndryshonte rrjedhën e gjërave javën e kaluar, në sfidën me Xhenoan kur kartoni i kuq i Marketit i dha mundësinë e aktivizimit në një moment të vështirë, kur i duhej ta niste ndeshjen me një penallti kundër dhe skuadrën e tij në inferioritet numerik, por me performancën e tij ndaj Udinezes, Berisha i ka bindur të gjithë.

Portieri shqiptar në fakt është përgjezdhur si portieri i fundjavës në Itali nga portali prestigjioz Goal.com, duke zënë vendin mes shtyllave në formacionin e javës së 23 të Serisë A. Mes 11 më të mirëve të fundjavës në Itali është dhe Etrit Berisha, falë ndërhyrjeve të tij deçizive përballë friulianëve që e bënë padyshim një ndër protagonistët të fitores 1-0 ndaj Udinezes. Një tjetër vlerësim ky i merituar për portierin në sytë e Piolit që do ta ketë të vështirë që ta kthejë sërish në stol për takimin e ardhshëm me Palermon.

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU