Hiqen vizat me Ukrainën, mund të udhëtoni vetëm me pasaporta

Nga nesër e tutje mund të ikni në Ukrainë pa vizë.

Qeveria miratoi marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për heqjen e ndërsjellët të kërkesave për vizë. Në vendimin e publikuar nga Këshilli i Ministrave thuhet:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për heqjen e ndërsjellë të kërkesave për vizë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Comments

  1. Vani
    26/02/2016 15:24 at 15:24

    Flm per sqarimin.

  2. Vani
    25/02/2016 20:43 at 20:43

    A eshte i vertete ky lajm apo jo, se nuk po lexojme asgje ne faqen e ministrise se jashtme apo ne faqen e Kryeministrise?

Leave a comment