Sekuestrohen 21 kg kanabis në portin e Durrësit, arrestohet një person

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 21 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga shtetasin Saimir Dervishi, 44-vjeç.

Ai është arrestuar pasi në automjetin e tij, tip Citroën në Portin e Durrësit u gjet sasia e drogës, të cilët e kishte fshehur në pjesë të ndryshme të mjetit.

Mbi 44-vjeçarin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment