Extra

Greva e përgjithshme, ja si u rrëzua qeveria e fundit komuniste

  • 19 Maj 2013, 15:52

Leonard Veizi


Pluralizëm, që do të thoshte mendim i lirë dhe lëvizje të reja politike, ishte njëra anë e medaljes,  ana tjetër kishte të bënte me  lëvizjen e lirë sindikaliste. Deri  në fundin e vitit 1990, mendimi i klasës  punëtore përpunohej në ingranazhin e  Bashkimeve Profesionale, por më pas  proletarët e rinj do ta mbështesnin  kauzën e tyre tek Lëvizja Sindikale... ...Njihet si shkencëtar në fushën e Gjeologjisë dhe Gjeoteknikës pasi u diplomua  si inxhinier në fakultetin Gjeologji-Minierë  të universitetit të Tiranës, dhe u specializua për kërkime minerale radioaktive.  Meqenëse në biografinë e jetës së tij,  është shkruar se rridhte nga një familje  borgjeze, edhe pranimi i ideologjikë komuniste, me pronë të përbashkët, ishte i  vështirë për të. Ndërsa, fill pas daljes së  ligjit që lejonte “mendimin ndryshe”, ai ka  firmosur si presidenti i parë i Bashkimit  të Sindikatave Shqiptare. 


Cila është kronologjia e krijimit të  Sindikatave të Pavarura?


Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare është krijuar në shkallët e tribunës të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” më 26.12.1990 nga ing. Gëzim Shi-ma, ing. Eqerem Kavaja, Hiqmet Melasi  nga Tirana, Ferdinand Temali shofer nga  Shkodra dhe teknikët Kujtim Shtini e Viktor Rrapaj nga Kavaja. Drejtues kryesor  isha unë, Gëzim Shima. Gjatë vitit 1991,  Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare (BSPSH), falë sindikalistëve që  ishin kudo, pushtoi shpejt qytetin e Tiranës. Të gjithë strukturat në rrethe, më  pas, janë ndërtuar nën drejtimin e Gëzim  Shimës, ndihmuar dhe nga Ilirian Abazi,  Fatmir Merkoçi, dhe shoferët e paharruar Met Ibrahimi, që është dhe heroi  i 20 shkurtit 1991, si dhe Osman Hakli.  Në shkurtë të vitit 1991 u vendosën lidhjet dhe me BSPSH-në e Kosovës. Pjesë-marrja e gjerë e qytetarëve bëri që në  fillim të marsit 1991 të shkrihen përfundimisht ish-Bashkimet Profesionale,  që ishin dhe një organizëm shërbëtor i  komunistëve në pushtet. Por disa individë  nga këta, vazhduan ende veprimtarinë e  tyre minuese edhe pas vitit 1991. Tanimë  është koha që sindikalistët e vitit ’91 dhe  të tanishmit, ta dënojnë të keqen, sido-mos ata që i dërrmuan 22 vite me radhë. 


Ndër veprimtaritë e para ishte dhe  mbështetja që sindikalistët u bënë  studentëve të grevës së urisë në  shkurt 1991?


Në 19 shkurt 1991, grupi iniciator sindikalist bëri një mbledhje të zgjeruar në  ambientet e Pallatit të Kulturës. Studentët ishin futur në grevë me një sërë  kërkesash, ku ndër më kryesoret ishte:  heqja e emrit “Enver Hoxha” nga Universiteti i Tiranës. Pyetja e parë që u na u  bë në mbledhje ishte se çdo të bëhej me  studentët. Ndërsa në përfundim dolëm  me konkluzionin për të organizuar një  grevë të përgjithshme mbarëkombëtare.  Në 20 shkurt, bashkë me sindikalistët  Eqerem Kavaja, Ilirjan Abazi dhe Fatmir  Merkoçi, u drejtuam për nga Qyteti i Studentëve. Sapo na panë, studentët fillu-an të thërrisnin për fitore, duke hedhur  parullën: “Sindikata është me ne”. Kur  u futëm brenda në godinë, na pritën si  shpëtimtarë, pasi pothuaj i kishin hequr  shpresat, duke menduar se po i linin që  të vdisnin brenda, pa marrë asnjë masë.


Lëvizja sindikale do të kujtohet për  rrëzimin e qeverisë “Nano”. Si ndodhi? 


Në Shqipëri gjendja u bë tepër  shqetësuese. Terrori i qeverisë komuniste të Fatos Nanos, i kalonte kufijtë, e  veçanërisht me vrasjet e 2 prillit 1991,  të heronjve të demokracisë në Shkodër,  Arben Brocit dhe shokëve të tij. Kriza e  rëndë ekonomiko-politike, dhuna dhe terrori i qeverisë, varfëria e tejskajshme,  mjerimi, vuajtjet, lufta për të rrëzuar sis-temin komunist, mund të çonin vendin në  luftë civile. Këtë e donin, fqinjët, armiqtë  tanë tradicionalë. E shqetësuar për fatet  e vendit BSPSH e cila tashmë kishte 700  mijë anëtarë, nëpërmjet strukturave të  saj në tërë vendin, ku militonin 6000 drejtuese, kishte bërë dhe përgatitjet e duhu-ra. Më .9.04.1991 BSPSH duke kërkuar  zgjedhje të mundshme dhe për t’iu larguar konfrontimeve dhe luftës civile, i  dërgoi Këshillit të Ministrave 17 kërkesa e saj, me afat, që qeveria e drejtuar nga Fatos Nano të kishte mundësi të  bënte manovrime e duhura. Por qeveria komuniste e Fatos Nanos nuk u bë  e gjallë. Kështu që më 16.05.1001 filloi  greva e përgjithshme në mbarë vendin. I  tërë kombi ishte për ndryshim. Por edhe  gjatë ditëve të grevës qeveria “Nano”  vazhdoi heshtjen.  


Cilat do të ishin hapat e mëtejshëm  që do të ndërmerrnit ju si Sindikatë? 


BSPSH vendosi që të kalonte në grevën  e urisë. Të parët më 25.05.1991 u  futën grevistët e Fabrikës së Qelqit. Më  25.05.1991 në grevën e urisë u përfshinë:  BSPSH e Shkodrës, bashkë me aktorin  Zef Deda, minatorët e Fushë Arrëzit, minatorët e pellgut qymyrguror të Tiranës  në Valias, minatorët e qymyreve dhe të  kromit, Pogradec, minatorët e Mborje-Drenovës, Korçë, BSPSH e Durrësit, etj.  Qeveria dhe pas grevës së urisë, vazhdoi  me mospërfilljen e saj dhe me heshtje.  Qeveria vazhdonte kështu pasi vazhdon-te tregtinë me vendet e huaja dhe eksporti i mineraleve i mbante gjallë. Më  27.05.1991. Gëzim Shima dhe Vilson  Qëndro, kryetar i BSPSH Durrës, aprovuan edhe propozime të tjera. Kështu u  hodhën në grevë urie të gjithë makinistët  e lokomotivave të sindikatës së hekurudhave, Durrës, Shkodër, Elbasan, Pogradec,  etj. Nuk u la asnjë jashtë grevës së urisë,  pasi ishte frika se qeveria mundej me  forcë t’i ndëshkonte. U bë saldimi i rrotave të lokomotivave me shinat, çka nuk  lejonte asnjë lëvizje. Kjo solli mostransportimin e mineraleve në Durrës. Eksporti u bllokua. Qeveria u bllokua nga mos  shitja e mineraleve, pra, thënë ndryshe  u bllokua nga mungesa financiare. Greva  detyroi që vaporët e ngarkuar të ndalonin  udhëtimet, madje të qëndronin edhe në  mes të detit. Punëtorët italianë dhe të  porteve të tjera, refuzuan shkarkimin e  vaporëve me mineral që vinin nga Shqipëria. Në këtë mënyrë u bllokua qeve-ria dhe kryeministri komunist Fatos Nano  dha dorëheqje. Kështu ra sistemi i vjetër  i diktaturës komuniste.  


Cili ishte roli i Gëzim Kalasë në këtë  lëvizje? 


Gëzim Kalaja, i panjohur në sindikatën e lirë dhe të pavarur të Minatorëve, vinte në sindikatë si ish-kryetar i Bashkimeve  Profesionale të minierës së Priskës. Në  BSPSH erdhi në 17.04.1991. Pas vitit 1993 thuaj se të gjitha minierat u mbyllën. Asnjë minierë qymyri nuk ka  punuar. Gjatë këtyre viteve kërkesa për energji është 50 fishuar. E megjithatë ashtu si në vitet 1990-1991 e sidomos 1991-2013, energjia nuk ka munguar  dhe pse nuk është nxjerrë qymyr dhe nuk është përdorur në industri. Ky fakt dhe kjo  e vërtetë, dëshmon se meritë për rënien e  qeverisë të Fatos Nanos, kanë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia politike. Sepse ata duke dashur ndryshimin  iu përgjigjën thirrjes së BSPSH-së. Sloganet e politikës, për të ngritur në vlera që nuk i takojnë, studentët e grevës së  urisë dhe grevën së urisë së minatorëve,  kanë vetëm një qëllim, të errësojnë të vërtetën. Por asgjë nuk mund të bëjnë pasi BSPSH ka hyrë në histori dhe i ka ngritur një monument të lartë vetes. 


Sindikatat u shpallën të paligjshme 


Gëzim Shima kujton: “Pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës  në qendër të Tiranës, në datën 24 shkurt  ’91, gazeta “Zëri i Popullit” botoi njoftimin se BSPSH është e jashtëligjshme.  Mund t’ju them se që nga ajo ditë për  ne filloi një jetë ilegalësh. Gjatë kësaj  kohe të vështirë, më qëndruan afër  Eqerem Kavaja, Ilirjan Abazi dhe Ibrahim Kërçiku. Madje ky i fundit ishte  dispeçer tek agjencia e urbanëve dhe  na vinte në dispozicion një nga ‘fizarmonikat’ e unazës, ku ne bashkoheshim  për të bërë mbledhjet. Autobusi bënte  xhiron e zakonshme, por nuk ndalon-te në asnjë stacion. Njerëzit që prisnin në grumbuj habiteshin, ndërsa ne  brenda autobusit vazhdonim të bënim  mbledhjen. Deri në 10 mars, shumë nga  ata që ishin aktivistë të sindikatës  gati u zhdukën. Ndërsa në 11 mars  ’91 ministria e Drejtësisë legalizoi  BSPSH-së. Drejtuesi i parë i tij u zgjodha unë. Ndërsa shteti na dha në  përdorim një dhomë tek ish-agjencia  pranë Sahatit”. 


Me lëvizjen sindikale ndërkombëtare 


Gëzim Shima, Presidenti i parë i BSPSH-së thotë: “Për 8 muaj rresht, nuk lashë vend të Shqipërisë pa shkuar dhe pa ngri-tur lëvizjen sindikale. Kam hyrë në të gji-tha minierat, ku zhvilloheshin grevat e rënda të minatorëve. Në 13 shtator, së  bashku me një delegacion, ika nga Sh-qipëria. Lajmërova që nuk do të kthehe-sha më. E kisha bërë të qartë dhe më  parë, që do të merresha me lëvizjen sindi-kale deri në shëndoshjen e saj, më pas do  të vazhdoja me punët e mija. Për 8 muaj  të tjerë pas largimit tim, vendi i drejtuesit të BSPSH-së qëndroi bosh, derisa më në  fund u zgjodh Presidenti i ri. Por edhe pse në emigracion, jam përfshirë në lëvizjet  sindikale në Gjermani, Francë dhe Itali,  në mbrojtje të kërkesave të punëtorëve ndaj punëdhënësve”. 



aleko
po sot crol ka sindikata juaj o z. Gezim Shina.Duket u ka humbur vula fare.Epo jemi ne demokraci tani , domosdo, cduhen sindikatat.....
sokol
sindikata e pavarur shqiptare u be vegel ne duart e berishes per te rrezuar qeverine Nano qe per hir te faktit duhet pranuar se fitoi zgjedhjet e asaj kohe.krerete kesaj sidikate u zhyten ne korrupsion duke vjedh e pervetesuar prona e fonde derisa u zhduken ne harrese.Fakt ishte se popullsia e zgjuar shqiptare e kuptoi se me cirrjet e Hajdarit dhe genjeshtrat e pashkos(ceku I bardhe) dhe injoranca e sekretarit te partise punes Berisha nuk kishte te ardhme dhe prandaj votoi qeverine Nano te asaj kohe
Mark Cuni
Nuk kam shume haber nga sindikalizmi ne Shqiperi,por ve re qe nje sindikate me Gezim Kalane ne krye i ben fresk Saliut dhe qeverise natyrisht duke marre pagesen e kenaqeshme....
Natyrisht koha na ka njohur me ngjarje e personazhe nga me interesantet siç eshte Gezimi...nje i perjashuar nga radhet e ushtrise si hajdut pulash ne Farke dhe per mungese karakteri ne kryerjen e detyrave...tashme ky ish hajdut pulash drejton sindikaten shqiptare...natyrisht Shqiperia eshte e mbushur plote me karikatura te tilla...Mund te tregohen mjafte xhevahire per Gezimin qe tani eshte milionere dhe tall trapin me shqiptaret e ndershem...

Shto komentin tuaj

1 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM