Lisi i Bershinit

Ndodhet në fshatin Bershi, komuna Klos e rrethit të Matit, në lartësinë 440 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru bunge i veçuar, me lartësi 18 m, diametër të trungut 100 cm e perimetër të tij 290 cm. Ka 12 degë që nisin nga trungu kryesor në lartësinë 4 m mbi nivelin e detit, perimetri i të cilave është 23 m. Mosha e këtij monumenti është 270 vjeçare. Është ruajtur nga vetë banorët e fshatit, sepse ka shërbyer si vendtakimi për biseda, mbledhje etj. Sipas legjendës ky lis është i shenjtë. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike, fetare dhe turistike. Vizitohet sipas intinerarit të rrugës kombëtare Burrel – Klos e pastaj ajo rurale për në Bërshin

 

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Diber