Shqipëria dhe Kosova, pro sulmit

07/04/2017 10:45

Tirana dhe Prishtina mbështesin sulmin e Presidentit amerikan në Siri. Me postime në gjuhën angleze në Tëitter, ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Enver Hoxhaj, përshëndetën vendimin e Trump.

"Bombardimet amerikane në Siri janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme e administratës amerikane kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assadit", shkruan Bushati.  

Ndërsa shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj thotë se sulmi amerikan ishte i pashmangshëm dhe përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar në mbrojtje të civilëve ndaj akteve barbare të regjimit të Asadit.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.