13/03/2014-Presidenti Nishani dekoron Lartësinë e Tij Abdullah Bin Zayed Al Nahyan me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 13/03/2014, nr. dekreti 8516 Lartësisë së Tij Abdullah bin Zayed Al Nahyan me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Për merita të veçanta në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë  Shqipërisë dhe shqiptarëve”.