23/09/2015-Presidenti Nishani dekoron Marie Logorecin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 18/09/2015, nr. dekreti 9230 Marie Logorecit (pas vdekjes) Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të interpretimeve mjeshtërore e të paharrueshme të gruas dhe nënës shqiptare, duke skalitur me realizëm një galeri mbresëlënëse e simbolike portretesh në skenat teatrale, dhe të kontributit thelbësor e të pamohueshëm të saj si një nga themelueset dhe pionieret e kinematografisë sonë”.