31/05/2005  Me çmimin Nder dhe Qëndresë


Vlerësohet Besa Imami-Aktore e teatrit Kombëtar Tiranë


Me çmimin Pandi Raidhi-Aktori më të mirë


Mihaela Mihai


Arjana Sherban


Aktore të Ariel Teatër Rumani


Për regjisurën më të mirë


Leart Vasili- regjisor i teatrit NEO Kozmos Greqi


Për shfaqjen më të mirë


Komedia Bakord- teatri Kombëtar i Bitolas Maqedoni


Dita e hënë ka shënuar përfundmin e Festivalit Ballkanik të Komedisë. Aktores Besa Imami i jepet çmimi “Nder dhe qendresë”. Por ndryshe nga ç’pritej ka dështuar dhënia e shfaqjes së trupës teatrore të Teatrit Andon Zako Çajupi me komedinë “Hipokritët” me autor K.Papadhopulos dhe me regji të Guri Koços, duke lënë të zhgënjyer spektatorin korçar, i cili ndoqi me vëmendje të gjitha trupat teatrore. Për 9 ditë rresht skena e teatrit Andon Zako Çajupi u kthye në arenë të alternartivave të shumta teatrore, të konceptimeve regjisoriale, skenografive, aktrimit, të paraqitjes skenike dhe plastikës shprehëse të fjalës dhe veprimeve. Përmes gjithë arsenalit të mjeteve që kërkon realizimi i komedisë, nën një dinamizëm dhe temporitëm në rritje, ia arriti qëllimit të transmetonte tek shikuesi të gjitha ndjesitë njerëzore, duke filluar që nga humori shpërthyes e deri tek lotimi i të pranishmëve të shumtë. Në këtë skenë u ndërthurën shkollat e reja dhe klasike, jo vetëm të Teatrit Kombëtar të Tiranës, ku aktorët më me përvojë përcollën emocion përmes komedisë “Streha e të harruarve”, me autor Ruzhdi Pulaha dhe me regji të Mihal Luarasit, por edhe të teatrove të tjera duke filluar që nga Teatri i Bitolas Maqedoni, i Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë, i shqiptarëve të Maqedonisë apo i teatrit të emigrantëve tanë në Greqi të cilët erdhën me trupën teatrore Neo Kozmos. Po në këtë skenë aktruan dhe mbajtën nën tensionin e kënaqësisë dhe bukurisë estetike, gjithë spektatorin, aktorët më të njohur të Tiranës, Korçës dhe Ballkanit si: Besa Imami, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Sulejman Pitarka, Violeta Manushi, etj siç do të ishin po kaq të këndëshëm aktorët e Kosovës, Naser Rafuna, Vjosa Abazi, apo Valentina Muçolli. Nga Maqedonia do të veçonim aktorët Bekim Ismani, Senat Abduli, ndërsa nga Rumania do të veçonim Mihaela Mihali dhe Arjana Sherban dhe të tjerë. Të suprizuar do të mbeteshin aktorët e Serbisë, të cilët gjetën një mikëpritje njerëzore tek banorët e Korçës, aq sa regjisori i kësaj trupe, Milosh Nikoliç do të shprehej posaçërisht për gazetën “Metropol” duke thënë se “kishte mbetur krejtësisht i befasuar”. Pa mundur të përmendim morinë e madhe të regjisorëve dhe të aktorëve u vu re qartë se të gjitha trupat synonin të ishin sa më dinjitoze në konkurim dhe të përpiqeshin për t’u larguar me trofenë e festivalit Ballkanik të Komedisë. Gjithsesi në këtë garë konkurimi si shfaqja më e mirë është vlerësuar ajo Teatrit Kombëtar të Bitolas Maqedoni, ndërsa regjisura më e mirë i ka takuar Leart Vasilit Regjisorit të trupës Neo Kozmos, të cilët sollën me mjaft mjeshtëri dhe realizëm jetën e emigratëve tanë në Greqi


Dështon shsfaqja e Korçës


Korçë- Ka dështuar në mënyrën më të pabesueshme dhënia e shfaqjes së trupës teatrore të Teatrit Andon Zako Çajupi Korçë. Një gjë e tillë është mësuar vetëm 5 minuta para fillimit të shfaqjes, ku drejtori i përgjithshëm i FESTIVALIT Ballkanik të Komedisë Dhimitër Orgocka u ka komunikuar spektatorëve se shfaqja e trupës së Korçës nuk do të jepej për shkak të disa problemeve mjaft të rëndësishme. Siç u mësua më pas Arben Derhemi dhe Rozana Radi e kishin braktisur spektaklin në mënyrë demonstrative duke u laguar në drejtim të Tiranës. Për të mësuar më tej ne intervistuam z Skender Demolli, sekretar Organizativ i Festivalit Ballkanik të Komedisë I cili u shoreh:


Shfaqja nuk u realizua, sepse premiera ishte ndërtuar me aktorë të ftuar nga Tirana. Të tillë ishin Arben Derhemi dhe Rozana Radi. Na vjen keq që ndodhi kështu sepse shfaqja Hipokritët me autor të K. Papadhopuli dhe me regji të Guri Koços ishte dhënë me mjaft sulkses edhe në Festivalin e Aktrimit në Fier, ku aktori Aleko Prodani u vlerësua me çmimin e karakterit. Ndërkohë tha Demolli shfaqja ishte dhënë me sukses edhe për dhjete ditë me rradhë në qytetin e Korçës.. për këtë arsye Drejtoria e Teatrit Andon Zako Çajupi mendoi të prezantohej në këtë festival me Komedinë Hipokritët ku u pajtuan aktorët nga Tirana Arben Derhemi dhe Rozana Radi. Nga ana e organizatorëve u pajtuan me dieta njëlloj si artistët e Teatrit Kombëtar të Tiranës, po ashtu si gjithë aktorët e tjerë të trupave Ballkanike. Por 5 minuta para shfaqjes tha ai. Dy aktorët e cituar më sipër janë tërhequr nga spektakli nën pretekstin e një shpërblimi ekstra. Me largimin e tyre, Sqaroi Demolli, Korrca u përjashtua nga mundësia e marrjes së çmimeve që do te jepeshin nga juria e Festivalit, por njëkohësisht kanë fyer edhe spektatorin e Korçës, i cili i ndoqi me shumë dashmirësi për 8 ditë me rradhë,