KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Këshilli i Ministrave vendos të rriti pagën minimale
Vendimi i Këshillit të Ministrave, vendos për rritjen e pagës minimale

Këshilli i Ministrave vendos të rriti pagën minimale

Paga minimale do të jetë 26 mijë lekë që prej 1 janarit të 2019. Në mbledhjen e sotme të qeverisë  me Vendim të Këshillit të Ministrave, është rritur paga minimale.  Për 174 orë pune paga minimale do të jetë 26 mijë lekë të reja. Gjithashtu po me vendim te keshillit te ministrave paga bazë minimale orare të jetë 149 lekë dhe shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë. Një tjetër vendim i qeverisë ishte edhe shpërblimi me 12 paga mujore për Ina Nuka-n, oficerja e policisë e cila u lëndua gjatë protestës së banorëve të Astirit përpara parlamentit.

Sicred