Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit shqiptar, reagon Rama: Humba një mik gjithnjë të buzëqeshur

Publikuar tek: aktualitet, më 15:36 25-01-2019 Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit shqiptar, reagon Rama: Humba një mik gjithnjë të buzëqeshur Edi Rama kryeminister

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 66 vjeçare legjenda e futbollit shqiptar, ish futbollisti i kombëtares, Shkëndijes e Dinamos, Vasillaq Zëri.

 

Sakaq, ka reaguar menjëherë kryeministri Rama i cili kujton me nostalgji emrat e futbollistëve që kanë shkruar historinë e futbollit tonë.

“Pernaska - Zëri - Ballgjini ishte treshja sulmuese më spektakolare në historinë e futbollit tonë dhe ndarja nga jeta e Llaq Zërit, është ndarje me një pjesë të pandashme të asaj historie të gjallë për ne, përveçse edhe humbja e një miku gjithnjë të buzëqeshur.

Lamtumirë Llaq dhe qoftë i paharruar kujtimi yt, një ngushëllim i veçantë për të afërmit, shokët dhe admiruesit e tu të panumërt”, shkruan Rama.

Vasillaq Zëri vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë së cilës nuk mundi dot t’i mbijetojë.

Zëri ka marrë titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar” nga Federata Shqiptare e Futbollit.

008a7b74ce7ac98983b2c542b735eee0_L.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16437292098999
array(1) { ["section"]=> string(105) "ndarja-nga-jeta-e-legjendes-se-futbollit-shqiptar-reagon-rama-humba-nje-mik-gjithnje-te-buzeqeshur-150281" }