Kolegjet vazhdojnë të thirren universitete


09/11/2014

Arbër Reçi nga Kolegji Iliria ka thënë për KosovaPress se kjo nuk përbën kurrfarë shkelje ligjore pasi që në asnjë nga shkresat e këtij institucioni nuk figuron si universitet por se logot i kanë mbetur që nga themelimi i tij më 2001 kur edhe është thirrur me këtë emër.

“Ne kemi qenë që nga viti me qenë se jemi regjistruar që nga viti 2000 dhe vitin 2002 kur kemi filluar të funksionojmë, licencën ne e kemi marrë si universitet. Struktura organizative dhe gjithë funksionimi i institucionit funksionon si universitet. Tani janë bërë do të thotë më shumë se 10 vite që ne funksionojmë si universitet. Po është e vërtetë që pas procesit të akreditimit dhe pas ndryshimeve në Ligjin për Arsimin e Lartë ne tani e kemi emërimin Kolegj. Si do qoftë ne i përmbahemi rregullave dhe ligjit dhe ne në të gjitha shkresat tona zyrtare dhe në të gjitha publikimet ne e respektojmë ligjin duke e përdor emërtimin kolegj”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, Reçi ka theksuar se nuk është i kënaqur edhe me Ligjin për Arsimin e Lartë, pasi sipas tij ky ligj vetëm sa i ka diskriminuar institucionet private në raport me ato publike në vend.

“Por çka është më e rëndësishme është që neni 10 i Ligjit për Arsimin e Lartë nuk e bënë dallimin përmbajtjesor në mes të Universitetit dhe Kolegjit, dhe meqenëse nuk ekziston një dallim përmbajtjesor në me universitetit dhe kolegjit, atëherë mendojmë se një emërtim që na është dhënë si i tillë më shumë e konsiderojmë si një trajtim diskriminues se sa njëkategorizim për ta dallu universitetin prej kolegjit. Shembullin mund ta marrim shembull edhe Ligjin për Arsimin e Lartë edhe universitetet edhe kolegjet kanë të drejtë të ofrojnë programe në nivelin bachelor, kanë të drejtë të ofrojnë programe master, kanë të drejtë të ofrojnë programe të doktoratës dhe normalisht zhvillojnë aktivitete kërkimore-shkencore përbrenda këtyre institucioneve”, ka thënë ai.

Kurse, njohësi i çështjeve arsimore në Kosovë, Dukagjin Pupovci, ka thënë për KosovaPress se ato institucione private të arsimit të lartë që në emrin e tyre e kanë fjalën universitet e kanë nga periudha para se të hyjë në fuqi ligji i cili ndalon një gjë të tillë dhe ka shtuar se e shfrytëzojnë këtë emër më tepër si komercial.

Pupovci ka shtuar se me Ligjin për Arsimin e Lartë Universitet mund të quhet vetëm Universiteti i Prishtinës, e jo edhe 5 universitetet tjera publike që janë themeluar së fundmi.

Megjithatë, nëse një emërtim i tillë mund t’i hutoj brucoshët në përzgjedhjen e tyre për të studiuar, Pupovci ka thënë se një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte.

“Po nuk ish dashtë t’i hutojnë sepse ato ofrojnë programe të nivelit bachelor ose master dhe dihet çka është bachelori, dihet çka është masteri. Janë programe të akredituara dhe tani të rinjtë duhet të vendosin a ata marrin programin tek ky institucion apo ta marrin programin tek institucioni tjetër, ku do të mësojnë më shumë, cili do t’u shërbej më mirë për punësim. Natyrisht të rinjtë shpeshherë orientohen në bazë të asaj se ku do ta kryejnë më lehtë, por si do që të jetë këto janë programe të cilat janë të akredituara si të tilla dhe nuk ka rëndësi a i zbaton një kolegj apo i zbaton një institucion i cili e quan veten universitet përderisa ka staf të kualifikuar, përderisa i ka kushtet infrastrukturore të mira por ne e dimë kur ka raste edhe kur institucioni me të drejtë e mbaj emrin universitet edhe kur nuk i ka si UP shembull kushtet e mira në të gjitha fushat”, ka deklaruar ai.

KosovaPress ka tentuat të kontaktoj edhe me përfaqësues të Kolegjit UBT, por këta të fundit nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.

Ndërkohë, sipas nenit 10 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë që ka të bëjë me Universitetet, “emërtimi ‘Universitet’, mund t’i jepet vetëm atij bartësi të akredituar të arsimit të lartë, që ka ofruar kurse apo programe të akredituara për së paku pesë vjet, në të paktën pesë fusha studimi, sikurse përcaktohet në akt nënligjor të Ministrisë dhe i cili ka nxjerrë të paktën nga një të diplomuar me doktoratë të akredituar në secilin nga këto programe studimi”, thuhet në këtë ligj./

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart