The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20200410170851/https://aaf.mil.al/te-fundit/5508-covid-19-fa-vijone-angazhimin-me-forca-dhe-mjete-per-perballimin-e-situates-se-krijuar-nga-covid-19






COVID - 19: FA vijonë angazhimin me forca dhe mjete për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

bwd  Grup - Foto 1/4  fwd

Vijon angazhimi i Forcave të Armatosura, të cilët  janë ndarë në qarqet e prekura nga COVID -19, për të mbështetur Policinë e Shtetit me monitorim/patrullim, për të disiplinuar të gjithë ata qytetarë të cilët nuk respektojnë fashat orare të vendosura në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Efektivët e Forcës Tokësore, vijojnë të jenë në terren me automjetet e blinduara të pajisur me efektivë dhe njësi patrullimi. Konkretisht: Batalioni I në qytetet Shkodër dhe Lezhë, Batalioni II në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, Batalioni III në Lushnje, Berat dhe Fier, ndërsa Batalioni i Mbështetjes me Luftim në qytetin e Elbasanit.

Forca Ajrore vijon patrullimin me grupe në rrugët kryesore të Tiranës si Rruga e Dibrës, Medreseja, Qyteti i Studentit, 21 Dhjetori, Astiri, Laprakë dhe Kombinat. Zona ku patrullojnë dhe efektivët e AISM.

Forcës Detare i është atashuar Policisë së Shtetit në qytetin e Durrësit me grupe patrullimi.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes patrullon në qytetin e Tiranës ku është angazhuar dhe me vendosjen e sinjalistikave për respektimin e distancës nga qytetarët.

Policia Ushtarake është angazhuar me postblloqe në qytetet Tiranë, Durrës, Korçë, Burrel, Bulqizë, Peshkopi dhe në Kukës. Efektivët e Policisë Ushtarake patrullojnë me mjete të rënda taktike në Tiranë dhe në orarin 05:00-13:00 janë të angazhuar në mbështetje të Policisë Bashkiake në tregjet e fruta - perimeve.

Komanda Mbështetëse, vazhdon patrullimin nëpërmjet DMR në qytetet Dibër, Mat, Burrel, Kukës, Korçë dhe Gjirokastër. 

Operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë dhe për ditët në vijim.







Media Sociale



Moti