KRYEFAQJA » LAJME » Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, takohet me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, takohet me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, u takua sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Gjatë këtij takimi, siç njofton zyra e shtypit, Ministrja Denaj falënderoi Ambasadoren për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë vendit tonë ndër vite dhe mbi të gjitha për mbështetjen e madhe në kuadër të Reformës në Drejtësi, si dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë në prioritetet e përbashkëta të dy vendeve.

Ministrja Denaj u shpreh se rrugëtimi Euro-Atlantik i Shqipërisë dhe Reforma në Drejtësi do të kenë përherë mbështetjen e nevojshme financiare dhe do te jenë në vëmendje të vazhdueshme të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Ministrja Denaj dhe Ambasadorja Yuri Kim vlerësuan bashkëpunimin ekonomik dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Ministrja Denaj shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të mirëpritur çdo investitor të ri amerikan që do të zgjedhë Shqipërinë, me bindjen se arsimi profesional në vend dhe komunikimi me sipërmarrësit ofrojnë platformën e duhur për zhvillimin e bizneseve të reja.

“Investimet amerikane në vend, asistenca teknike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetja për përmirësimin e legjislacionit shqiptar, na bashkojnë në vazhdimësi në punën tonë të përditshme në këtë detyrë”, tha Denaj. /rtsh.al

SiCRED Takime Online