Blute, fale taktikes se trajnerit kroat Dalic, kane nenshtruar lehtesisht rivalin e tyre


E nis mbare Dinamo! Fiton dhe trofeun e fundit te sezonit 2007-2008 dhe nje jave perpara nisjes se kampionatit te ri u thote rivaleve se eshte nje hap perpara tyre. Blute kane dominuar dje ne "Qemal Stafa" nje Vllazni ndoshta te lodhur dhe nga perballja ne mesjave me Napolin, dhe i kane dhene te drejte mendimeve te ketyre diteve te fundit: ata vazhdojne te jene serish te forte. Kundershtaret jane paralajmeruar.


Takimi nis me nje avantazh te lehte territorial te Dinamos, por te dyja ekipet nuk kerkojne te sulmojne pasi jane ne fazen e vezhgimit. Blute e rrisin presionin ndaj kundershtarit dhe fillojne te shohin me shpesh nga porta e Bishanit, kur ne minuten e 18-te do te konkretizojne perpjekjet e tyre. Sina harkon nje top nga ana e djathte e sulmit dhe Ferraj, i pamarkuar, leshon nje predhe te vertete qe grushtohet nga Bishani, por topi devijohet per te koka e Petricevicit, qe me porten e boshatisur nuk e ka aspak te veshtire te ndeshkoje Vllaznine. Dinamo udheheq 1-0 dhe loja e saj nis e behet edhe me e rrjedhshme. Rastet per dyfishim nuk mungojne, por edhe Vllaznia kerkon te ndryshoje fatet e takimit, por Sukaj i vetmuar ne vijen e pare te sulmit, e ka te veshtire te beje gjithcka i vetem. Ne keto kushte, ndeshja behet akoma me e lehte per Dinamon, qe e mbyll fraksionin e pare te takimit me avantazhin e ngushte 1-0. Trajneri Canaj kerkon te ndryshoje dicka ne pjesen e dyte dhe nxjerr Osjen dhe ne vend te tij hedh Liken. Megjithate orkestren vazhdojne ta dirigjojne blute. Dinamo, fale udhezimeve te kroatit Dalic, e ka te lehte te orientohet ne fushe, ndersa Vllaznia nuk ka fuqi per te reaguar. Kartoni i kuq i Sukajt e ben me te lehte ndeshjen e Dinamos.Veprimet ofensive te Jufusit jane nje kerrcenim i vazhdueshem dhe do te jete pikerisht ky i fundit qe do te shenoje golin e dyte per Dinamon. Aksioni rrjedh shpejt. Kembengulja e Sines nis nje aksion te rrezikshem, qe kalon ne kembet e Allmuces, i cili deperton bukur ne zone dhe jep nje top te embel per Jufusin, i cili, edhe ky me porte bosh, shenon. Dinamo i gezohet dyfishimit te rezultatit ne minuten e 78-te dhe Dalic qetesohet disi, por vazhdon t'u ulerase te tereve ne fushe. Canaj ulet ne stol dhe ndjen t'i dridhet toka nen kembe. Mbase disfata me Tiranen do te perkoje dhe me shkarkimin e pare te nje trajneri ne superlige, pasi pas humbjes me Napolin, presidenti Fushaj ka shigjetuar menjehere skuadren dhe stafin teknik.





Superkupa





Dinamo-Vllaznia 0-2


Shenues: Petricevic 18', Jusufi 78'





Dinamo: Kotorri, Sina, Pisha, Brahja, Ferraj (Diop 74'), Jusufi, Poci (Plaku 62'), Allmuca, Capja, Granic, Petricevic (Sefa 80').


Trajner: Zladko Dalic


Vllaznia: Bishani, Smajli (Sinanin 72'), Lici, Osja (Lika 46'), Basic, Belisha (Hoti 66'), Kaci, Sukaj, Beqiri, Nallbani, Baund.


Trajner: Agim Canaj


Gjyqtare: Dobi, Lama, Elezi


Kartone te verdhe: Jusufi, Poci, Allmuca, Lici, Basic, Sukaj (2)


Karton i kuq: Sukaj








Perplasja


Ne momentin kur trofeu i Superkupes se Shqiperise sillet ne tribunen VIP te stadiumit, presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj proteston, duke kembengulur se ky veprim nuk i duket aspak i drejte. Nderkohe, tifozet e Dinamos vershellejne gjate Sukaj e Licin, kete te funddit per shkak te ferkimeve qe pati me dinamovitin Jusufi.