“Plisat” nuk e braktisin Shqipërinë, nesër janë në Shkodër

21 mars 16:32

Tifogrupi i Prishtinës “Plisat” nuk do ta lërë në baltë kombëtaren, që nesër nis aventurën e eliminatoreve të Evropianit 2020 përballë Turqisë. “Plisat” qenë gjithmonë në mbështetje të ekipit Kombëtar dhe nuk e kanë braktisur kurrë këtë të fundit.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ultrasit bardheblu lajmërojnë se në orën 10:00 do të nisen nga Prishtina drejt Shkodrës për të mbështetur Shqipërinë në sfidën ndaj Turqisë. “‘Plisa’, nisja jonë për Shkodër, për ndeshjen Shqipëri-Turqi bëhet nesër ( e premte 22.03.2019) në ora 10:00 nga parkingu prapa stadiumit”, thuhet në njoftimin e “Plisave”.

Një ndër problemet e kombëtares në ndeshjet e Ligës së Evropës ishte edhe mungesa e Tifozëve Kuq e Zi, që shfaqën hapur pakënaqësitë më FSHF-së, pas ndeshjes me Izraelin./Shekulli/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Mjedisit - CEDE së…