Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Xhejms Belushi merr shtetësinë shqiptare

Shekulli Online | 10/10/2009 | Arti i te jetuarit | komentet 59 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANE - Aktori i njohur shqiptaro - amerikan, Xhejms Belushi mori mbrëmë shtetësinë shqiptare. Akti zyrtar iu dorëzua Belushit nga Presidenti Bamir Topi. Belushi, është bir i një emigranti shqiptar nga Korça dhe asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën e tij.

Madje kishte qenë ai vetë që kishte kërkuar të merrte nënshtetësinë shqiptare. Gjithnjë kam deklaruar se "unë jam shqiptar", tha mbrëmë aktori i famshëm ndërsa merrte në dorë vendimin e kreut të shtetit shqiptar. I suksesshëm kryesisht në gjininë e komedisë, Belushi edhe gjatë ceremonisë nuk hoqi dorë nga batutat ndërsa shprehej se tani ai ishte zyrtarisht shqiptar kryesisht sepse këtë vit do të duhej të niste të paguante taksat edhe në Shqipëri.

Në të vërtetë që nga dita e sotme Belushi ka hyrë edhe në marrëdhënie financiare biznesi në Shqipëri. Ai do të jetë imazhi i kompanisë celulare Eagle Mobile, kompania e tretë e telefonisë së lëvizshme në tregun shqiptar.

Xhejms Belushi ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri dhe është pritur gjithnjë me entuziazëm. Një vit më parë atij ju dha nga kreu i shtetit medalja "Nderi i kombit" një nga dekorata më të rëndësishme.

 

59 KOMENTE

Kombi yne shqiptare ka prodhuar dhe prodhon njerez te medhenj te Historise mbare-boterore,por fatekqesishte te pakte jane ata qe i kane sherbyer vendit te tyre.
Si individe,ne jemi te paret,por kur behemi dy,s'jemi askushi,ky eshte fakt me se i besueshem dhe dukshem.
Eshte per t'u lavderuar puna e James Belushit,qe me vepra te tilla,mundohet t'a ruaj identitetin e vet kombetare,dhe me kete gjest t'i tregoj botes se kush dhe cfare jane shqiptaret.
Te pergezoj zoteri Belushi me kete gjest te madh e te rendesishe.
Nga adI-ITA!

Edhe ne ketu ne Maqedoni nuk themi jemi maqedonas por jemi SHQIPTAR. Nene Tereza gjithashtu ishte shqiptare nga Shkupi (maqedonia). We are proud to be albanians

Eshte shume mallengjyese kurre nje djale emigranti i njohur ne bote relativisht nga filmat e tij ne kohet e fundit me serite televizive te marre nacionalitetin e vet kjo eshte kurajo e madhe per nje aktor i cili eshte i njohur ne Hollivud vetem nje dicka eshte surprize ne gjithe boten kapitaliste shihet qarte metamorfoza e identitetit psh Madona e kthyer ne budiste ,Richard Gere, gjithashtu , pjestari i grupit te bitells Xhorxh harinson gjithashtu keta persona kane kerkuar ndryshime spirituale ne jete kurse zoti Belushi ka pasur kryelartisine me te madhe me qene ate qe ka ndjere shpirterisht une jam shqiptar - respekt per forcen e mbrendshme te personazhit zoti Xhejms Belushit

Kjo pra vellezer eshte te jesh Shqipetare , do te thote qe ti i takon nje rrace speciale edhe kjo vjen nga edukata familjare qe i kane dhene prinderit. Te lumte James i ke dhene vetes nje kenaqesi shpirterore qe nuk blehet me pare , por fitohet nga gjerat e mira qe ben njeriu ne jete apo arritjet edhe sukseset. James Bellushit edhe prinderve te tije me gjithe familje qe ai ka,Zoti ja ndricofte rrugen edhe pacin fat kudo qe ato ndodhen, sepse kan nderuar gjithmone atdheun e tyre te dashtur Shqiperine. Te lumte James me kete xhest ti ke kenaqur Vellane edhe prinderit edhe atje ne Varr ku ato prehen.God Bless you.

keshtu duhet te bejn te gjith te famshit qe jan jasht shteti...dhe jo tu rritet mendja dhe te marrin shtetsi tjeter...barvo jame,ti po qe din te vlersosh vendin tend dhe shpresojm qe edhe tjeret te marrin shembull nga ti

me vjen mire qe ne shqiptaret tashme po jetojme dhe dhe mendojme si komunitet .Kjo spjegohet se sot cdo gje rjedh normalisht pas 50vjeteve te kanibalitr Enver Hoxha shqiptaret kudo qe ndodhen e kane te nevojeshme te mendojne per kombin :Bravo xhejms Belushi bravo shqiperia.

making albania is permanent address would save mr belushi lots of taxes in usa.he surely loves albania :)

BELUSHI eshte SHQIPTARE dhe i takon shtetesia , por zoti president ka harruar edhe ne tjeter qe eshte turp i kombit SHQIPTAR,zotin FAZLLIC se edhe ai ka bisnes ne SHQIPERI bashk me ARGITEN dhe SHKELZENIN.

Lazarati se ca te mungon ty. Edhe une e kam nenshtetesine Amerikane edhe Shqiptare. Nuk domethen se mund ti shmangem taksave ne Amerike.
Pse genjen apo e ke mizerjen brenda edhe nuk duron...

pergezime Belushit, gjithashtu uroj qe edhe te gjithe Shqiptaret e larguar te kthehen te pakten me mendje.
1 dicka me ben pershtypje, si merret shtetesia e nje vendi pa pasur dijeni te gjuhes se atij vendi?
ne UK duhet te japesh provim gjuhen, ashtu edhe US.
Apo nejse kemi keta tanet qe flasin anglisht, bamir, sale, lule etj
megjithate e pershendes mendimin e cdo njeriu kudo ne bote qe ka gjak shqiptari, te mendoje per Shqiperine tone.
pershendetje te gjithe Shqiptareve

Mire se vjen bir i Shipes, atje ku gjaku sbehet uje atje ku balta eshte me e embel se mjalta. Sot me teper se kurre Shqiperia ka nevoje per ju njerezit e shquar te ketije kombi aq te vjeter dhe njekohesisht te ri paç kemben e mbare.

gabim qe ja dhane se eshte agjent i imperializmit amerikane dhe i CIA-se

Kjo eshte shprehje e dashurise per Atdheun e origjines ,e ngulitjes thedhe ne ndergjegjen e tij nga prinderit se eshte dhe duhet te jete Shqipetare .Bravo te lumte XHim Belushi un po e thrrase me akcent Shqip . Kuitese per Ata qe nga emri qe kemi na mveshin dhe Kombesi te ndryshme mendohuni para se te thrrisni Grek , Serb,Italian apo Turk emri nuke simbolizon kombesine ,se per ndryshe i bie qe simbas emrave miljarda njerz te jene Izrealite e ata jane nje kombe i vogel por me histori te madhe , kuides mos u ngatrroni te emri por te veprimet konkrete .Dhe nje here urime z.Xheims Belushi ne jeten tuaj familjare artistike . Gjesti juaj eshte frymzim per q1ndra e mijra emigrante ane kende dy hemisferave per ruajtjen e "IDENTITETIT",nje kuitese dhe per Ata sharlatanet qe pretendoine dhe per nje Kombe te ri ne Troiet etnike ne Shtetin me te ri Shqiptare .

je burre shteti, nje shembull i shkelqyeshem per te gjithe ata shqiptare qe kane turp te jene shqiptar,

zoti te dhete jete sa me te gjate, suksese profesionale dhe nder kombetar

urime urime zoti Belushi per nderin qe jeni SHQIPETARE .SHqipetaret po bashkohen.

I madhi Jimm Belushi .Jim Belushi nuk eshte vetem nje Hero per artist por Jim Belushi eshte nje Person i shkelqyer .Eshte njeri qe ka shkelqyer gjithandej .Eshte vertet nje burre shteti do te kisha deshire te madhe te vinte ne Shqiperi per ca kohe te jepte experiencen e vete .Te gjithe ne duhet te marim shembull mos ta mohojme qe jemi Shqiptare .Eshte kingeshte i zgjuar eshte hero i ka te gjitha cilsite e nje Shqiptari te ndershem.Ju duam shume Jim jemi miqte e tu Peggy Marsi ,Kejsi dhe Zimmi.Faleminderit shekulli qe na mundeson te shkruajm cfar ndjejme.JEMI SHQIPTARE .

i takon nga a drejta sui sanguis, dmth nga e drejta e gjakut sepse prinderit e tij jane nga devolli.

Urime Belushi tashme mund te te quajme bashkqytetari yne.

Shpresoj qe presidenti tja jape nenshtetesine edhe Eliza Dushkut.Eliza edhe ne filma e tregon qe eshte shqiptare.

TURP PER PRESIDENTIN QE I JEP PASAPORTE KETIJ MASHTRUESI!!! Ky Belushi eshte nje matrapaz kryetar nderi i nje firme mashtruese (Balkan Resources Inc) qe po kerkon te na grabise minerale ne jug te Shqiperise. Kjo kompani fantazem ka marre me koncesion qindra kilometra katrore truall ne Devoll, Perlat dhe Librazhd ku po kerkon per ar dhe minerale te tjera, si dhe disa miniera ekzistuese hekur-nikeli. Shkoni ne faqen e kesaj kompanie qe ta kuptoni se si po na vidhen pasurite kombetare nga hajdute kanadeze dhe bashkepuntore amerikane me origjine shqiptare. http://www.balkanresources.com/

te lumte o belush qe u bere shqiptar(me pasaport)se normal gjithe shqiptaret mundohen te behen me pasaporte amerikane ose be-s se me ate shqiptare as ne hale nuk shkon!ti mbaje ate shqiptaren(per rende)se per tjeter çfare duhet e ke ate amerikane.

urime xhejms belushit.
sa per pashaporten te dashur lexues, ju qe jeni kundra pse e mori ai, berisha ne nje reforme te fundit tha se cdo njeri qe ka gjak shqiptari apo edhe nje prind me origjine shqiptare i takon nenshtetesia shqiptare. edhe ko e perjashton testimin e gjuhes. pastaj mos harroni se edhe amerika ka te njejtat ligje dhe tolerime,per femijet apo bashkeshortet e qytetareve amerikane, nuk testohen por menjeher bejne bashkim falijar. edhe ata qe jane te moshuar shume perjashtohen nga ky rovim i gjuhes.
sa i peket gjuhes qe ai nuk e di mire akoma ai do ta mesoje duke ndenjur ne shqiperi por rendesi ka qe ai ka kerkuar pashaporten
urime edhe njehere se eshte shume njeri simpatik ne rradhe te pare dhe shume i thjeshte.

Me duket se ke marr nanji cigare hashish ti plako
Spo del n'donji enver prap, e ne vend te hashashit te realizoni planin e grurit te mbjellur ne mal 200% per Ha
Bravo Belushit ai eshte krenaria e kombit

A ka ndonje tjeter me neshtetesi te huaj? Bejme nje kerkese per nderrim neshtetesie! Sikur te ishte e mundur..
Do ta jap neshtetesine shqiptare pa u menduar 2 here, vec te me jepni nje neshtetesi tjeter, europiane apo dhe amerikane, nuk merzitem :)

NJE VEPRIM PATRIOTIK I NJE DJALI SHQIPTAR QE MEGJITHSE I LINDUR NE AMERIKE NUK E HARROJ GJAKUN E TIJ PREJARDHJEN E TIJ SHQIPTARE .ZOTI TE BEKOFTE XHIM BELUSHI TY DHE PRINDERIT E TU QE TE MESUAN QE TE MOS TA MOHOSH QE JE ME PREJARDHJE SHQIPTARE,NE QE KEMI ARDHUR ME VONE SE PRINDERIT E TU DUHET QE TE MESOJME PREJ TYRE SE SI TE RRISIM FEMIJET TANE,TEGJITH SHQIPTARET KUDO QE JANE DUHET QE TE NDIHEN KRENARE PER VENDIN TONE SHQIPERINE (te bashkuar).JU LUTEM MOS E POLITIZONI VEPRIMIN PATRIOTIK TE ZOTIT BELUSHI POR SHIKOJENI SI NJE VEPRIM QE DUHET TE MESOJME TE GHITHE SHQIPTARET KUDO QE JANE.XHIM BELUSHI NUK KA NEVOJE QE TE SHMANG TAXSAT E USA SE KA JNE JETE QE TE GJITH JA KANE ZILI ,KA TE ARDHURA AQ SA JA PERBALLON QE TE KETE NJE JETE PREJ HOLLIVUDI PRANDAJ RESPEKTOJENI VEPRIMIN E TIJ DHE NDIHUNI KRENAR QE KEMI NJE SHQIPTAR SI AI,RROFTE KOMBI SHQIPTAR DHE SHQIPTART PATRIOTA ,VDEKJE TRADHETAREVE.

a moj moter, po e kerkojne nga halli neshtetesine tjeter, se ndryshe ngelemi ne rradhet e kuesturave...

urime zoti BELUSHI..me eshte ber qejfi qe ke marre nenshtetesin SHQIPTARE...
kete i uroj edhe TONI DAVLANIT .. got bles you.

Nuk paska mohuar asnjehere qe qenka shqiptar!!! Ky po qe qenka burre.

Kur do i lejme kto traplliqe!?? Po si kur te thoshte "jam kinez" kujt do i grricej suma?
Njelem tu i mush menjen vetes qe nuk kemi zgjebe!!

Urime se vertete e ke merituar.

Xhejms Belushi eshte Amerikan me rrenje nga Korca, dhe dihet qe Amerikani te jep nje po te mer dhjet. Une jetoj ketu dhe e shoh kete. Ketu thuhet se Belushi do te jete perfaqesues i kompanise celulare Eagle Mobile. Kjo i thot te tera. Vertet Belushi do paguaj taksa si nene shtetes i Shqiperise po keto taksa do jene vetem disa therrime nga miljonat e dollareve qe ai do fitoj nga ky biznes. Shpesh Z. Belushi neper intervista eshte shprehur: Une Shqipetar jame po para nuk kame!. Pra ishte kjo marreveshje biznesi qe e beri James shakaxhiun te "ndihet" me shume Korcar.

Per medaljen e rendesishme "Nderi i kombit" nuk di c'te them. Vertete ka kontribuar kaq shume per vendin tone ky Xhentleman qe te meritoj kete vleresim kaq te lart?!. - Apo Bamiri ka disa te tilla ne sirtaret e tije e nuk di kujt t'ja jape?.

Nese biznesi i tije do te kete sukses ne mekembjen e vendit.Te mendohet si merit cmimi,"Nderi i Kombit"
C'fare ka dhene per shqiperine qe te nderohet me kete Titull.Ky vete do te quditet dhe se do krijojne bindje se keto cmime u jepkan badihava.
Ashtu si Naimi ne maje te Stambollit titullohet poet kombetare para disa pendave qe linden u rriten dhe vdiqen ne truell te vetin qe ia lane te paret.
Dersa te mundem me ligjerue
e sa gjalle me fryme une jam
Kurr shqypni s'kam me t'harrue
Edhe ne vorr me t'permend kam.
At Fishta.
Shtetesin e meriton dhe e gezofte z.Belushi.

mire beri zoti belushi ne fund te fundit mori ate qe i tako nje shprehje popullore>

te lumte..ne shqiptaret vetem te bashkuar do te kemi fuqi,pune pasuri dhe frigerespekt nga te tjeret..te bashkuar edhe Zoti me shume do te na doje...

Bravo ju disa Analphabeta pa e perzire me Salen apo Politik nuk e lereni TURP.

URIME z.BELUSHI.
Po ne eshte dashte ta dini.
LUFTO PERE SHQIPETARIN-PO IKE PREJ SHQIPETARIT SI PREJ "DJALLIT" se ja she sherin.


shume i nderuar mjeshter dhe qytetar i botes artistike Belushi

Vepra e kryevepera me e madhe Belushi. REALIZOVE deshiren dhe endrren e prinderve te tu per veprimin tend te publikuar ne artikullin e sotem tek shekulli.HISTORIA dhe kultura Shqiptare besoj se arriti lartesite e nivelit botrore nepermjet punes dhe veprave E arritura nga yjet Belushi,pra ne jemi krenare me familjen e nderuar Belushi.ju uroj per veprat e tua sa me te realizushme. pershendetje mjeshter dhe uroj ju jete te gjate.

Eshte nje detyrim i ligjshem dhenja e shtetsise ketij aktori te madhe qe i ben ndere ne radhe te pare kombint Shqiptare.Ky nuk mund te konsiderohet ndryshe veqse ambasador i kultures ne SH.B.A

MENDOJE QE TE GJITHE EMIGRANTAVE QE U ESHTE MOHUAR NENSHTETESIA DHE DESHIROJNE QE TA FITOJNE ATE TU KRIJOHET MUNDESIA PER TA FITUAR ATE SHUME EMIGRANTE QE JANE LARGUAR NE MERGIME PER ARSYE EKONOMIKE DHE REGJIMI TOTALITARE JUA PRIVOJE KETE TE DREJTE DUHET QE TE PAISEN ME NENSHTETESIN SHQIPTARE , VERTET NESE DESHIROJNE , MENDOJE SE JANE SHUME. me respekte emigrante

Compliment for jou sir J.Belushi.

Belushi mer shtetesine shqiptare ndersa ne na hiqet kjo per arsye mbijetimi ne vendet e huaja. Kjo eshte fuqia e shtetit tone. Turqve apo Marokaneve ketu ju lejohen 2 nacionalitete, ndersa ne na "'detyrojne". Po te kishte kaq kompetenca qeveria jone, diplomacia jone, do na i kishte regulluar keto probleme...

More mire beri ky Xheimsi qe e mori shtetesine dhe bravo se na ben krenar te gjitheve po si do ja beje per vize per te dale jashte?

Zoteri!
Personalisht, shqiptaret e Maqedonise dhe te Kosoves, une i quaj shqiptar, pa u shtuar shtetin ku banojne. Nuk eshte ndonje gje e vecante qe te jesh shqiptar nga Shqiperia, Kosova apo Maqedonia. Jemi thjesht shqiptar! Edhe pse jetojme te shperndare ne rajon ose ne Bote.
E rendesishme eshte qe te jesh i lindur diku tjeter ne Bote dhe te kthehesh e te thuash qe je shqiptar.


lol. Me te vertete? si fle gjume naten i shkreti ti?
I hap ndonjehere perdet e shtepise gjate dites?
Se mos i pergjigjesh telefonit se te kapin sherbimet sekrete.

Don't be foolish Lazarati. In USA you have no chance of escaping from only two things: death and …. taxes.
God bless you James and all Albanians anywhere around the world and God bless Albania

SHQIPTARE KUDO QE JENI NE BOTE MBAJENI KOKEN LART, SE ESHTE NDER I MADH PREJ ZOTIT TE JESH SHQIPTAR!SHQIPERIA I PRET ME KRAHE APUR BIJTE E SAJ.

Shumë u gëzova...Tamam shqiptar është frajeri.Vërtetë i ka hije.Mirëseerdhe në SHQIPTARI...

Akoma me keto o Niko? Po shkojme ne 2010. Duhet te mesh mbi 60 vjeç.

Belushi me ka pelqyer si aktor;
Cmoj vleresimin qe ai i ben identitetit Shqiptar.
Mendoj qe eshte nje shembull i mire per te gjithe femijet shqiptar qe jetojne o kane lindur jashte vendit..
gjithashtu eshte detyre e prinderve "t'ju japi femijeve rrenjet".... jo vetem ti njehe me to

Urime aktorit te famshem Belushi,njeriut qe eshte prezent cdo dite ne ekranun e vogel amerikan,dhe qe ndiqet nga miljona shikues per lojen e tij brilante dhe humorin,pse jo shqiptar.Urime,aktorit qe kurre se ka fshehur identitetin shqiptar dhe qe tani ka edhe nenshtetesine e te pareve te tij.Gjaku s'behet uje.Veprimi i tij eshte mesimi me i mire per shume nga ata ,qe sa kalojne kufirin e Shqiperise ,neperkembin qenien e tyre shqiptare dhe shpesh kthehen ne personazhe te "Karnavaleve te Korces".
liza

Kombi shqiptar ka prodhue njerëz të mëdhejë po gjethmonë ua ka falurë të tjerëve,e pur fat një u kthye.FALEMINDERIT.

Krenari per gjithe shqiptaret dhe shqiperine,por nje gje nuk di ta shpjegoj :PSE U VONUA KAQ SHUME NE MARRJEN E SHTETESISE(RIATDHESIM)??MOS NDOSHTA TANI I ERDHI MOMENTI I VOLITSHEM?????VONE I PASKA RA NDERMEND...PAS 20 VJETESH...

ore ky xhejms shqiptari o s'mush mir o ka nanji plan t'modh me bo pare t'modhe ,a kudigjosecfere.aty jan dhjetra e qindra shqiptar qe e len shtetsin cdo vit zyrtarisht,plus mijra apo dhjetramijra apo me shum qe s'dun me u kthy kurr n'shqipri dhe vec pertojn me bo proceduren ligjore te braktisjes se shtetesis.
ky po del kundra turmes.
prit kur t'dali me bo nanji rreklam me parrullen"o sa mir me qen shqiptar",t'varme n'qaf.

jam dakort me kete qe thot jam shqiptar.por te jesh shqiptar e te mos dish shqip eshte dicka e keqe, nese ky e ndjen veten aq shqiptar pse vall se ka mesuar gjyhen e te atit, mbi te gjitha eshte njeri me fame dhe njeri intelektual. mos nuk ka shpenzuar 2-3 vite dhe te mesoj gjuhen e tij ???? kjo me cudit shum dhe prandaj e them gjithmon se nje njeri nese nuk din shqip nuk mund te jet shqiptar, pamvarsisht se e ka origjinen shqiptare, per ndryshe dhe un jam krenar qe kemi nje shqiptar qe eshte artist i madh por kur me shkoj mendja qe nuk di shqip ateher me dhemb,

e Vetmja Alternativ Shqiperi Etnike.

Koli

dua te tregoj nje ngjarje te vertet kam punuar ne nje film te 1 aktori te madh amerikan ne itali ku ishin 1 trup prej 200 amerikanesh dhe kur e moren vesh se une isha shqiptar me thane shqiptar si Belushi dhe kjo ne vitin 1992 dua te them se zoti BELUSHI NUK E KA MOHUAR KURRE ORIGJINEN e vet por i ka bere reklam me kete xhest ai u tregon te gjithe atyre shqiptareve qe(fshehin origjinen e tyre) nuk eshte turp te jesh shqiptar,nuk eshte turp te vish nga 1 ved i varfer.Por per te bere 1 xhest te tille, duhet te jesh i madh, i pasur shpirterisht, i ketij kalibri Belushian kush eshte ndryshe ose i vogel le ta mohoj origjinen sepse nga nje njeri qe mohon vetveten mund te presesh cdo gje.RESPEKT ZOTIT BELUSHI QE NDIHET KRENAR PER ORIGJINEN E VET.viktori!

"Edhe une jam shqiptar" kjo thenje e Bellushit duhet te jete moto e çdo shqipetari. Po ashtu akti i marrjes se shtetesis shqipetare apo shqiptare-kosovare do te duhej te behej prej çdo njerit qe e ndjen vehten shqiptar pavaresisht shtetesis se vetme te huaj qe ka.Per kete parlamentet:shqiptar dhe aj i kosoves duhet te nxierrin ligje te veçanta permes se cilave lehtesoj marrjen e shtetesise per keta shqipetar, ku paraardhesit e tyre te detyruar qoft nga armiqet e ndryshem apo nga skamja por gjithesesi jo nga aventurat i leshuan dikur trojet.Ky akt do te kishte perfitim te shumfishta shpirterore e ekonomike nga shteti dhe vete keta persona.

po cfar e don oi uruar me nenshtetesi shqiptare as ne hale nuk vete.hhaahhahahahahahhahahaahha

ik o belush se je kot,gjith bota(ene shqiptart) dun me shku n'amerik,kurse ti po na vje n'shqipni ku s'kena as buk me onger.
apo do me u bo kryminister.
aaa,pranej s'po nihet sala se e ka pikas ket gjo dhe e ka zon icik fryka.
osht plan i cia-s m'duket.meqe shqiptart vet s'din me qeveris,hajt se po i cojm ne nji qeverises t'mir;kush osht ky? hajt se e gjetem,belushi.amerikon por le ta qujm shqiptar,kshtuqe ata do mallengjehen e entuziazmohen dhe do ta pranojn.
ee sale,t'ra vlera tashi,s'ke ci bo atij "amerikonit" tashi,do ta mori karrigen.
shif kur t'dalin cecenet tashi dhe t'bohen t'gjith me xhon belushin per kryminister.

Belushi ,Te Uroj nga Zemra per Shqiptarizmin qe tregon,Po kam nje Lutje ,Cohu edhe ti dhe Tregoi Ketyre Politikaneve tane qe Shqiperia nuk Shitet , Shqiperia tashme eshte edhe e Juaja dhe ju takon edhe Ju ta mbroni nga keta Batakcinj dhe Armiq te Kombit.

t'kesh t'ja heqesh sales shtetsin shqiptare,e t'ja japesh nanji gabeli a zezaku nga ata t'mandeles.
do shptojm t'gjith.

kur t'fillojn gjith cecent me kerku azyl politik n'afrik t'jugut masnej.

We Love You James.

KY TE JETE MESIM PER TE GJITHE ATA SHQIPETAR E SIDOMOS NGA SHQIPERIA QE FEMIJEVE TE TYRE TU MESOLNE GJUHEN SHQIPE DHE TRADITAT TONA JEMI POPULLI ME I LASHTE I BALLKANIT
E JO TU VENE EMRA TE HUAJE KU KA EMRA TE MJAFTUESHEM SHQIPETAR.UNE PER VETE NUK E KAM EMRIN SHQIP PO FEMIJET DO TA KENE TE PASTER SHQIP JU PERSHENDES TE GJITHEVE

Hajde,shqipe, hajde. Po ne te gjithe boten ka ligje qe lejojne qe femijet e apo niperit e emigranteve te kene te drejten per te rimarre nenshtetesine e origjines pa pasur nevoje per te mesuar gjuhen. Ne Itali ka me mijra argjentinas qe edhe pse nuk kane dite italisht, ngaqe kane pase prindrit apo gjyshrit italiane u eshte dhene nenshtetesia italiane. Pervec kesaj rast tjeter kur nuk eshte i nevojshem provimi i gjuhes per te marre nenshtetesine eshte kur merret permes marteses. Rasti qe permendni juve, se gjoja u dashka te dije shqip eshte per te huajt qe nuk kane asnje lidhje me vendin ku ndodhen dhe e marrin nenshtesine permes "natyralizimit". Po te ishte ashtu, nuk do kishte asnje shqiptar ne planet ngaqe te gjithe shqiptaret e mesojne gjuhen afersisht dy vite mbasi lindin.

Komenti juaj

Xhejms gjate nje ceremonie te komunitetit shqiptar ne SHBA per vellane e vdekur Xhim

 

Xhejms Belushi merr shtetësinë shqiptare

TIRANE - Aktori i njohur shqiptaro - amerikan, Xhejms Belushi mori mbrëmë shtetësinë shqiptare. Akti zyrtar iu dorëzua Belushit nga...

"Shqetësohemi nga ndërtimet natën të pallateve"

"Rruga e Kavajës", Halit Çaushi 12:00 Banorët nuk besojnë se kjo situatë mund të zgjidhet dhe izolojnë shtëpitë e tyre...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj