Logo

Rezultatet paraprake të Census 2011

Faktet kryesore

Popullsia

Bazuar në të dhënat paraprake të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë.

Lexoni më shumë

Popullsia Rezidente

Popullsia rezidente është e përbërë nga 1,421,810 meshkuj (50.2%) dhe 1,409,931 femra (49.8%).

Lexoni më shumë

Zonat urbane e rurale

Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale.

Lexoni më shumë

Ndërtesat

Nga të dhënat paraprake, rezulton se numri i ndërtesave është 686,405. Në vitin 2001 ky numër ishte 512,387, që nënkupton një rritje prej 34.0%.

Lexoni më shumë


Te rejat e fundit



Fushata e Censusit në Shqipëri - vizita në Vlorë dhe Shkodër


Në kuadër të fushatës informuese dhe promovuese të Censusit 2011, INSTAT po realizon vizita në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Materiale informuese rreth Censusit, duke përfshirë edhe informacione për brezat e rinj, si dhe materiale promovuese nga më të ndryshmet me logon dhe moton e Censusit “Unë jetoj në Shqipëri” po shpërndahen kudo.

26-09-2011

Përfundon në afat shpërndarja e materialeve të Censusit


Ka përfunduar në kohë shpërndarja e 1,2 milionë pyetësorëve, më shumë se 30 mijë hartave dhe miliona faqeve me materiale plotësuese që do të përdoren nga stafi Censusit gjatë punës për marrjen e të dhënave në terren.

22-09-2011

Trainimi i Mbikqyrësve të Censusit drejt përfundimit


Po zhvillohet ne Durres trainimi i 165 Mbikqyrësave te Censusit. Trainimi dy javor po mbahet nga ekspertët e INSTAT. Ai mbulon njohuri të përgjithshme mbi procesin e Censusit si dhe njohuri specifike teknike që lidhen me detyrat e Mbikqyrësit të Censusit dhe ato të pjesës tjetër të stafit në terren: Kontrollorë dhe Anketues.

31-08-2011

Ngrihen Komisionet e Censusit ne Qarqe, Bashki dhe Komuna


Ka përfunduar ngritja e Komisioneve të Censusit ne Qarqe dhe vazhdon ngritja e Komisioneve në Bashki e Komuna, menjëherë pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë qëllim. Ngritja e këtyre Komisioneve do te shënojë edhe ngritjen e Zyrave te Censusit në ambjentet e cdo bashkie e komune.

27-08-2011

Pyetësori i Census testohet nëpër rrethe


Pyetësori, i cili është dokumenti kryesor i Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave, ka qenë objekt i rishikimeve dhe përmirësimeve të vazhdueshme, si nga ekspertët e INSTAT po ashtu edhe nga ekspertët e huaj. Shumë mbledhje dhe tavolina të rrumbullakta janë organizuar nga INSTAT me grupet e interesit për diskutimin dhe marrjen e sugjerimeve të vlefshme prej tyre, në mënyrë që këto sugjerime të reflektohen në përmirësimin e pyetësorëve te regjistrimit.

21-04-2011

Të gjitha lajmet