0Shares

Bordi i FC Prishtina ka vendosur që deri në përfundimin të kampionatit skuadrën ta udhëheq, menaxheri i deritanishëm i Shkollës së futbollit, Arsim Thaçi.

Thaçi do të jetë pasues i gjermanit Lutz Lindemann, i cili nuk tregoi sukses me skuadrën më të trofeshme në vend.

“Bordi i FC Prishtina ka vendosur të emëroj kryetrajner, menaxherin e deritanishëm të Shkollës së futbollit, Arsim Thaçi”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.

Por, Lindemann nuk do të largohet nga klubi, pasi do të marr sërish postin e drejtorit sportiv të klubit.

Kurse, Thaçi gjatë karrierës e ka drejtuar 2 Korrikun e Prishtinës dhe Trepça ’89. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)