Muzakajt ne Myzeqe

Font size: Decrease font Enlarge font
image Muzakajt ne Myzeqe

Familja Muzaka3 sundoi perreth dy periudha kohore: E para zgjati ne vitet 1286-1343, ndersa e dyta ne vitet 1374-1417. Pushtetin e saj politik dhe administrativ ajo e shtriu kryesisht ne Muzaki(Myzeqe) dhe ne Toskeri, me qender Beratin. Mbi origjinen e emrit Muzak ekzistojne disa mendime. Dy autore franceze Pukevili dhe Dezerti4 mendojne se, ky emer vjen nga qyteti MUSEION i cili ndodhej ne jug te lumit Devoll. Ai permendet ne shekullin VI ne kohen e sundimit te perandorit Bizantin Justinian. Albanologu kroat Milan Shuflai thote se, origjina e familjes Muzaka eshte nga rrethinat e Vlores.

 

1.        Jovan Asen Komneni i cili drejtonte despotatin e Vlores si ndarje administrative e Perandorise Serbe, ne te cilen benin pjese Vlora, Kanina, Himara, Berati, Spinarica, Pirgu,Vregu etj. J.Komneni i perkiste familjes feudale te Arianit-Komneneve.

2.        Aleksandri i Vlores mori pjese ne betejen e pare Ballkano-Turke, ne vitin 1371 ne Marica(Bullgari), ku gjeti edhe vdekjen.

3.        Gjin Varfi: “Heraldika Shqiptare” Familja Muzaka.

4.        Gazeta Myzeqeja Nr:2, (P.Xhufi-Muzakajt zoter ne Myzeqe).

Fillimisht zoterimet e tyre ne shekullin e XIII shtriheshin ne Myzeqe, ndersa me vone u shtrine ne Selenice, Tomorrice, Korçe, Sovjan, Skrapar, Opar, Kostur, etj. Me kete dere, sipas tij u shkrine edhe Matreget e Karavastase.

Gjon Muzaka njeri nga pinjollet e kesaj familjeje, ne librin e tij “Breve memorja de li descendenti de nostra casa Musachi”, botuar ne Rome ne vitin 1510 thote se: “Atdheu i pare i Muzakajve ishte malesia e Oparit, ku te paret e kesaj familjeje zoteronin fshatrat Voskop, Lavdar, Marjan, Peshtan, Mazrek. Ketu ne kishen e Shen Merise se Oparit prehen eshtrat e Muzakeve te pare”.  Ne dokumentat historike Muzakajt permenden qysh ne vitin 1081 ku njeri prej tyre, bente pjese ne rrethin e ushtarakeve te perandorit bizantin Aleksi I Komnen. Pas vitit 1274 Muzaket permenden vazhdimisht ne burimet historike. Dy figurat me te shquara te shtepise Muzaka gjate shekujve XIII-XIV qene Gjoni dhe Andrea1. Gjon Muzaka ne vitet 1279-1280 do te luaje rolin e drejtuesit te feudaleve shqiptare ne lufte kunder anzhuineve te Napolit. Gjate luftimeve diku prane Durresit, Gjon Muzaka kapet rob dhe burgoset ne keshtjellen e Brindizit(shiko ne fq 47 ).


Andrea Muzaka I (1279-1319) eshte figura me e shquar, dale prej pinjolleve te kesaj familjeje. Ne kohen e tij, Muzakajt i zgjeruan shume kufijte e tyre si ne: Tomorrice, Berat, Kelcyre, Skrapar, dhe fushen bregdetare, qe prej tyre filloi te quhej qysh atehere, Muzakie(Myzeqe). Me Andrean e II ata u shtrine pushtetin edhe ne fushen e Korçes deri ne Kostur. Ne kete qytet Andrea dhe bijte e tij: Stoja e Theodhori, ngriten ne vitin 1370 kishen e Shen Athanasit, ne te cilen gjendet sot ky mbishkrim: “Te ndertuar nga themelet dhe te pikturuar nga zoterit shume fisnike Stoje dhe Theodhor Muzaka”.
Andrea Muzaka I, mori nga Karli I Anzhu titullin: “Marshall i Mbreterise se Arberise”, dmth mekembes i Mbretit te Napolit ne Shqiperi. Ndersa Perandori bizantin Androniku II Paleolog i akordoi atij titullin e larte te despotit(princit). Me kete pozite politike dhe duke e ndjere veten te fuqishem Princi Andrea Muzaka ju vu punes per t’u shkeputur nga fuqite e huaja dhe per te krijuar Principaten e tij. Kryengritja e vitit 1335 qe organizoi ne Toskeri (shiko me siper fq 49) deshtoi dhe ai vete u strehua ne Durres tek Anzhuinet. Nderkohe qe ne vitet 1346-1355 vendoset ne Shqiperi pushteti serb. Por diku rreth vitit 1350 Despoti Andrea ja merr me lufte Beratin Jovan Komnenit, i cili therret per ndihme ne vitin 1355 kunatin e tij Perandorin Serb Stefan Dushanin. 

1.Gazeta Myzeqeja Nr:2, P.Xhufi-Muzakajt zoter ne Myzeqe.

 

 

Trupat serbe do te nisin marshimin drejt Beratit. Fushata e tyre deshtoi sepse gjate kalimit te Devollit, Stefan Dushani vdes dhe bashke me te, merr rrokullimen edhe perandoria e tij: “Sllavo-bizantine-shqiptare”. Nje vit me vone pasardhesi I Stefanit, Uroshi organizoi fushaten e dyte serbe, per te marre nen kontroll Beratin. Nga nje shenim historik per kete fushate thuhet se: “Serbet erdhen nga Tomorrica, duke sulmuar Beratin me egersi, saqe i varnin njerezit ne te dyja anet e rruges jashte kalase”.  Nderkohe serbet pasi dogjen lagjet e jashtme te qytetit dhe nuk moren dot kalane, u larguan pa arritur qellimin, duke lene pas vetem “toke te djegur”. Koha i krijoi mundesi Andrea Muzakes qe te zgjeronte principaten e tij. Ne vitin 1365 ai mori edhe Vloren, duke u bere zoterues i territoreve te trapezit Durres-Oher-Kostur-Himare. Keto vende ai i mori duke luftuar me serbet, te cilet i kishte armiqte e tij tradicionale. Ne vitin 1365 Andrea theu Jovan Asen Komnenin, ndersa, ne aleance me Balshajt mundi mbretin Serb Vukashinin. Pak kohe me vone Despoti Andrea goditi edhe te birin e tij, Mark Krajleviçin.  Pas kesaj fitore te bujshme, perandori bizantin Joani..V.Paleolog, i rinjohu princit shqiptar titullin e despotit dhe i dergoi si dhurate stemen perandorake bizantine, te perbere nga shqiponja me dy krere dhe me nje yll gjashtecepesh ne krye.


Despoti Andrea Muzaka e forcoi sundimin e tij edhe nepermjet lidhjeve martesore dhe miqesore me familjet feudale te fuqishme si: Zenebishet, Arianitet, Balshaj, dhe me te tjera familje fisnike me pozite me te vogel. Me zgjuarsi ai veproi kur, martoi te bijen, Komnenen(Komiten) me Balshen e dyte, njeriun qe bashkoi nen pushtetin e tij territoret shqiptare nga Tivari dhe Krivareka ne veri e deri ne vijen Himare-Kostur ne jug. Nga kjo martese Balsha II mori si prike dy pika strategjike si: Vloren dhe Kaninen.
Sipas Gjon Muzakes i pari i Principates Andrea Muzaka mbante titullin Despot dhe zoteronte: Qytetin e Beratit, qe eshte kreu i gjithe Myzeqese me tere Myzeqene, qe nga fshati Basti(Bashtove) deri ne lumin Vjose...Tomonishten qe eshte Myzeqeja e vogel, krahinen e Selenices qe eshte deri ne det, krahinen e Tomorrices me gjithe fshatrat qe jane ne lugine e ne shpatet e Tomorrit, krahinen e Devollit te madh, Voskopin, qytetin e Korçes, Devollin e vogel, qytetin e Kosturit.

  

 

Pas vdekjes se Despotit Andrea, zoterimet e Muzakajve u ndane midis tre djemve te tij: Stoja mori Kosturin me rrethinen, Theodhori mori Beratin dhe Myzeqene, ndersa Gjini mori pjesen tjeter te shtetit. Ne qershor te vitit 1389 Theodhor Muzaka me trupat e tij, te rekrutuara ne Berat dhe Myzeqe mori pjese ne Betejen Fushe Kosoves, ku mbeti i vrare prej turqeve. Kjo ishte humbja e dyte tragjike per te, sepse kater vjet me pare ne Saver(Lushnje) ai kishte perjetuar humbjen dhe vdekjen e kunatit te tij, Balshes II. Pas kesaj ngjarjeje territoret e Muzakajve nisen te binin njera pas tjetres nen sundimin osman. Gjate historise se tyre te gjate, Muzakaj te tjere qe ndeshin ne dokumentat historike(ACTA ALBANIAE) jane edhe: Mentuli Kont i Kelcyres, Materangu, Kostandini, Laldi, Vlashi, Bogdani etj. Principata e Muzakajve ndahej nga pikpamja administrative ne Baroni te cilat perbeheshin nga disa fshatra1. Ne krye te tyre qendronin vojvodet, te cilet kishin pushtet civil dhe ushtarak.
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (3 postuar)

avatar
Arianit 07 May, 2009 08:59:20
Me fal i dashur, i ndergjegjshem apo jo ne kete kohe ngateron sheqerin me sapun nuk ka Jovan Asen Komneni por ai eshte Ivan Asen III i Bullgarise gjithashtu ai ka vdekur ne 1303shin. informacioni nuk perputhe as me emrin e as me kohen.
avatar
VJOLLCA 24 March, 2010 06:29:52
jooooooooooooo se ki mire ti qashtu si shkrun aty ash sepse ka cfardo jovan asen komneni ai e ka vella edhe engjell komnenin ok tung.........
avatar
avram mitro xhumara 05 January, 2011 06:03:20
Etimologjia e emrit te Korces

Mare nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare te autorve Llaqi dhe Mihal Jano shkruar ne tetor 1985

Per emrin e Korces si vend dhe si qender banimi

Duke shfletuar dekumenta dhe botime te ndryshme historike kemi pare kendveshtrime te shumta per historine e emrit te Korces.
Per here te pare ky emer na del ne formen Koreshca ne vitin 1019 ne Diplomen e perandorit bizantin, Vasili i II-te drejtuar kryepeshkopit te Ohrit, Joanit kur jep numrin e klerikeve per cdo peshkop.
Keshtu ne faqen 31 te Burimeve te zgjedhura per historine e Shqiperise vellimi i dyte botim i vitit 1962 ne Tirane, shohim te shkruhet ndermjet te tjerash …se Peshkopi i Kosturit ne qytetin e famullies se vet ne vete Kosturin, ne Koreshca ? (eshte shkruar Koureston), ne Kolonje, ne Devoll (Deabolis), ne Vojusa (Boosan) dhe ne Mor (Moron) te kete klerike 40 dhe 30 parike.
Eshte e qarte se emri i shkruar greqisht Koureston dhe shqiperuar Koreshca eshte vet emri i Korces sone.
Rreth 200 vjet me vone ne vitin 1230 sipas dek. Nr. 40 te shkruar sllavisht kemi Diplomen e Ivan II-te leshuar raguzianeve ku midis mjaft emrave te terheq vemendjen edhe emri …tokat Karvunskie ose ne vendet Krnstiej qe ka kuptimin toka te zeza sic eshte edhe emri i Korces (por mund te jene tokat e zeza te Karbunares dhe Krutjes ne Myzeqe pse jo edhe tokat para Krujes qe kane te njejtat veti fizo-kimike dhe etimologji te njejte te emrit ne te gjitha gjuhet e vjetra qe njohin ne territorin tone).
Fisniku Gjon Muzaka ish bashkeluftetar me Gjergj Kastriot Skenderbeun shkruan ne vitin 1510 ne gjeoneologjin e Familjes Muzakajve se Korca ekzistonte si qender, qytet qe ne vitin 1280 por e shkaterruar nga luftrat e kohes dhe rindertuar ne vitin 1484.
Keto dekumenta si dhe ai qe u botua nga Hofi me 1873 hedhin poshte mendimin se Korcen si qender banimi e themeloi apo ndertoi me 1484 Iliaz Minohori nga Panariti nje feudal tashme shqiptar i muslimanizuar ne shekullin e XV-te qe i kishte mare si shperblim per besnikeri ndaj turqise nga vete sulltani. Por shkruhet e thuhet per te ne disa dekumenta se ishte mare peng i vogel dhe rritur si jenicer ne oborrin e sulltanit, kishte treguar trimeri ne mjaft luftra, kishte qene mesues i djalit te sulltanit dhe kish mare per grua nje nder vajzat e sulltanit, ishte mjaft i pasur dhe kishte dyqane ne Stamboll.
E besueshme eshte se me kete njohje dhe lidhje qe kishte si dhe pasurin qe kishte vene i jepej mundesia qe kete qender te rrenuar nga luftrat, e mbetur nje katund i vogel ta zhvillonte e ta ngrinte ne rrang qyteti. Duhet kuptuar drejt se ai nuk ngriti nga fillimi por e ringriti, e rindertoi kete qender tashme te renuar.
Studjuesi grek Karamic mendon gabim kur shkruan…se Korca para vitit 1478 ishte fshat i vogel dhe i pa degjuar qe kishte 15 shtepi dhe quhej Peshkepi (ne mjaft dekumenta del emri i Peshkepise me vete dhe i Korces prane tij) dhe nje kishe me emrin ShenePremte dhe ne kete kohe Iliaz Minohori ndertoi xhamine dhe kjo qender u rrit dhe u be qytet. Ky gabim vjen se Karamic nuk ka njohur dekumente me te vjetra qe i treguam me larte. Emri i vjeter Peshkopi qe sjell Karamic eshte e kuptueshme se vjen sepse dikur ky qytet ishte qender Peshkopale qe e lexojme nga Diploma qe ka leshuar Perandori bizantin Vasili i II-te drejtuar kryepeshkopit Joanit te Ohrit ne vitin 1019. Kuptohet tashme qe te jete qender peshkopale patjeter ajo ka qene nje qender e banuar dhe e rendesishme e atyre kohrave.
Po keshtu si Kamici mendon dhe shkruan afersisht dhe veprimtari yne i njohur i Rilindjes kombetare Nuci Naci.
Ne dekumentat turko arabe e quajne kete qender si Gjyrinxhe, Gjerxhie qe ka kuptimin qender tregtare Carshia e shqiperuar edhe ne tregjet e tjera te qyteteve te vendit. Por mund te jete dhe emri i lagjes se kishes se ShenGjergjit qe kishte qyteti ne fillimet e krijimit te tij ku dhe beheshin panaire te shumta ne ditet festive te shenjtorit te kishes. Ky emer eshte i kuptushem vjen vone kur kjo qender po rindertohej per tu bere treg i zones meqene se edhe me pare ka qene edhe nje kish me emer dhe e njohur ne ditet e festimeve per nder te shenjtores Premte sic tregon tradita ku zhvilloheshin panaire dhe pazare te medhenj.
Ne kohen e sulltan Bajazitit te dyte Korca (Korice) ishte kthyer ne nje katund te rrenuar nga luftrat dhe i jepet sipas dekretit te kohes Iliaz beut-Khoxha Mirahor Evel qe ishte bir i Abdullahut. Dy kadinje (i Gjorices dhe Bilishtit) muaren urdher nga sulltani qe te caktonin kufirin e katundit Korce. Nga berati i sulltanit shohim disa emra vendesh qe na interesojne per studim sic jane rruga e Drenoves, rruga e Mborjes, Peskopine, po keshtu emrat varri i kaurrit Dhimitri Dobrexhik, vija e mullirit te prishur te kaurrit Duka Gjorica, vreshta e prishur e Julic Petros, Muri i prishur dhe Kalaja, vreshta e kaurrit Kristo, katundi Koricen, Rrasa e Ngulur e Talecit, vreshta e prishur e kaurrit Ralemeu Junkic, ara e kaurrit Manshe Brajko, guri i kufirit te vjeter ne Delevo Virceka, katundi Barce, ara e kaurrit Strezo, ara e Vidovan Qinarit nga katundi Barce, rruga e Gazileve, ara e Rajko Kostes, ara e Rajko Galazit. Kemi dhe banore myslimane sic del Kasemi nga Barca,
Edhe pse emrat duken si sllave ato nuk duhen mare me kuptimin se jane te etnise sllave sepse ne ato kohra dhe ato vende ndeshen ne dekumenta te shumta banore te etnive te ndryshme. Eshte e kuptueshme qe nga sundimi dhe imponimi serb mjaft etni te tjera orthodhokse qe respektonin te njejtin kalendar emrash fetar do te ruajne te perbashketen fetare por edhe ndonje vecori etnike gjuhsore si vllehet, arberoret dhe greket krahas detyrimit imponues sllav per perdorim te imponuar emra te njejte si sllavet. Dekumenta te shumta tregojne per dhunen serbe ne keto rajone per unifikim sllav te gjithe etnive te tjera. Keshtu duke pare keto emra shohim si dhe ne mbiemrat e tyre dallohet qarte se kemi te bejme me etni te tjera jo sllave. Petros (quhet Gure ne shqip, eshte emer i shkruar si greqisht, Kosta eshte emer i shkruar si shqip, Galazi (quhet Bardhesi qellore, emer si greqisht, Qinarit emer i shqiperuar qe vjen nga sllavishtja me kuptimin Keshtjellar) ketu eshte shqip, Brajko emer grek me kuptimin Shkemb por shkruar si shqip, Gazileve eshte emer arab, Taleci eshte emer shqip, Dhimitri shkruar si shqip, Julic dhe Duke emra latin, Dobrexhik, Drenove dhe Barce emra sllav.
Po keshtu kemi permendjen e keshtjelles qe tregon nje qender te rendesishme e te fortifikuar dikur, nga Peshkopata e dikurshme ka ngelur emri Peskopi i nje katundi prane, nga kisha e shen Gjergji kemi emrin Xherxhia, Gjerxhia apo ne formen sllave Gjorice. Por edhe emrat e tjere dhe pse jane sllave nga forma gramatikore e shkrimit kuptohet qe sjane sllave te mirefillte.
Disa studjues e quajne qytetin me emrin Koritas, ne disa dekumenta shkruhet ne formen Koritca, me pas Kortyza qe jane forma te greqizuara dhe sllavizuara dhe me vone dekumentat turko arable na e sjellin ne formen Gjyrenxhe qe eshte transformim gjuhsor i emrit te vjeter (Gjorinxhe-Korinxhe-Korince). Mendoj sipas nje studimi gjuhesor qe kemi kryer me pare se ky emer ka etimologji nga gjuha shqipe, nga emri ilir Kora-i-e me kuptimin e zeza, per dhera, tok e zeze.
Por ka edhe mendime se ky emer vjen nga fjala greke Kori qe do te thote vajze dhe ne kete kuptim jane nxjere me mjaft fantazi disa legjenda por jo shume bindese per studjuesit tane dhe vete greke qe jane mare me kete problem si Kamici e ndonje tjeter. Ne kohet e vjetra ky vend sipas grekut Kamici quhej Kaliqineve ( per mua mund te kuptohet udhe, levizje te mira, mbase ishte vend i rrugeve te mira ne kohet e vjetra) dhe perfshihej ne krahinen e Edaves ilirike (mbase Erditit te lashte) qe kishte si qytet emrin Bantia (mbase Partha). Ne kete rast duhet te shikojme edhe mundesine por edhe lidhjen me po keto emertime ne Devollin e mesme kur ky lum del ne fushen e Myzeqese si Korce-Karbunare, Devoll me Barbullinj, Zvezda (Selasfori) me Cukas ku ndodheshin Christandia me shen Ilian, Luciferrin me Lushnjen, Morava ne Korce dhe Morave prane Beratit e mjaft emra te tjere te perbashket..
Emri i vertete mendoj se gjendet ne dekumentin tjeter qe kemi ku Korca permendet me emrin Kureste qe do te thote nga shqipja e vjeter Toke, dhe, vend i zeze, ashtu sic e kemi edhe ne emrat Kruje, Krume, Krutje, Kurbin, Kurbnesh, Kurvelesh, Kerrabe, Korrabe, Korrtinj e tjera me etimologji nga fjale me rrenje shqipe (korre) por emrat dalin sipas dialekteve rajonale. Kete emer Kureshte thone korcaret e mban ne fakt kreshta malore nga Kapshtica deri ne Prespe. Emri Kreshte dhe Kureste dhe Kapshtice eshte i njejte ne kuptimin etimologjik shqiptar qe do te thote krye, koke, lartesi e nje vendi, dominues dhe kuptohet vjen nga fjala e vjeter ilire Korra qe do te thote e vend, toke, dhera te ngritur, te zeze.
Ne antikitet kemi fortesen e qytetit te Corragumit prane Karbunares se Lushnjes dhe ne kohen e pushtimit sllav kete fortese e kemi me emrin Tcernikon, Cernikut si qender peshkopale.
Per emrin Kocaj qe ishte titull turk qe mbante Minohori eshte pak e mundeshme per tu mare per referim per emrin Korce. Pergjithsisht studjuesit shqiptare ju pelqen te marin si etimologji te ketij emri titullin Koca, Koxha qe mbante Iliaz Minohori dhe kjo per tju larguar mundesise greke apo sllave qe ne fakt nuk kane te bejne me kete emertim.
Edhe te huajt qe jane mare me kete etimologji gabojne si Majeri kur mendon se emri vjen nga Korici ose nga Gorice. Por eshte me prane mundesise nga ana etimologjike emri per fjalen Gorixhe (Gjorixhe-Gjyrixhe) qe nuk eshte fjale turke por sllave qe do te thote mal, vend i larte, vend gurishte por ky emer i shqiperuar ne formen Gorice do te thote dardhe e eger, dardhe guri, dardhe mali. Ndermjet emrit te vjeter ilirik Cor, emrit te sotem shqip Gur dhe emrit sllav Gorr kuptohet se nje etimologji kane por duhet gjuhtaret ti shqyrtojne si emra te vjeter te se njejtes familje indovropiane.
Po ti marim keto emra si te huaj dhe me kuptimin qe kane ne popujt e kesaj gjuhe mendoj se eshte e gabuar, por po ti marim fjalet ne kuptimin shqip jemi plotesisht dakort si i afrohemi se vertetes gjuhsore nga shqipja kore, shtres, toke, vend, dhe i-e zeze (korice, koricke, korije, korife), e ngritur, e gurte (gorice). Ne krahasim me gjuhet e tjera gjuha shqipe edhe sot ka ne perdorim me dhjetra emra me rrenje nga emri kore dhe me kete mendojme se ky emer pelazgjik ruhet dhe ka kuptim te plote ne gjuhen shqipe. Se ne kete forme e gjejme edhe ne te gjitha zona te tjera te vendit.
Por le te shohim emertimet vetem prane Devollit kur del ne fushen e Myzeqese dhe ne gryken e Gradishtes ku kemi emrat Corogum (Karbunare), Qerret, Kerutje, Gore, Goricaj, Korije, Koricke me kuptimin shtesa, toka te zeza ne shqip dhe sllavish Cjorna ne format e shqiperuara Cerret, Qerret, Cerrag, Cerme, Cerrik e tjera pa harruar me krahasimin ne gjuhen greke si Skurie, ne gjuhen latine ne formen Musion, Misie, Muzine, Mursi, Mamurs e tjera, ne gjuhen bizantine (greqishte e re) ne formen Thopias, Topias, ne gjuhen neolatine Mzaq, Muzak, Myzak, Muzg e tjera, ne gjuhen italiane ne format Terra, Tarabosh, Torovic, Torvioll, Tirane, Torromishte, Terbuf, Seras, Sarav, Saver e tjera dhe se fundi ne format turke si Toprak, Toptan, Tapiz, Topallti, Topulli e tjera.
Fusha e Korces i permban te gjitha elementet qe e perbejne ate si zone e tokave te zeza, te begatshme, toka te larta qe ne sistemin hidrik eshte e lidhur edhe me vendet ku lind e kalon lumi i Devollit qe ka formuar ne nje mase te madhe ultesiren e Myzeqese dhe favorizuar levizjet dhe komunikimin me te shpejte e te sigurte midis ketyre rajoneve ne kohet e vjetra. Po keshtu duke ditur evolimin e gjuhes shqipe por edhe dialektet e ndryshme si dhe anen grafike te shkruar ne gjuhet te popujve fqinje kuptohet dhe pranohet ai pak ndryshim i fjales se vjete shqipe Cora, Kora-toke e zeze qe e gjejme ne emrin sic tham te forteses se Coragumit ne Myzeqe ashtu sic gjejme edhe emrin latin te Devollit ne formen shqipe Daulia, Deboli, Deaboli, Diaboli, ne formen sllave Barbullinje, Gajde, Babunje, Bubullime, Gogolas, Divakas e tjera qe kemi trajtuar ne shkrimin Etimologjia e emrit Devoll.

Si perfundim emri i Korces eshte nje emer me etimologji te mirefillte ilir qe e gjejme qe ne kohet e pushtimit romak. Ne mesjeten e hershme sipas dekumentave ajo ka qene qender Mitropolie me emrin Koreshca (Koureston), nje mehalle e saj me vone do te perbente katundin Peshkepi, ka patur nje Kala per mbrojtje, kalonin rruge te shumta neper kete zone. Luftrat me turqit cuan ne rrenimin e kesaj qendre dhe katundeve perreth, njerzit ishin larguar nga arat dhe vreshtat ishin prishur, muret ishin rrezuar. Mbi kete baze Iliaz bej Khoxha Mirahori ringriti qytetin e Korces duke ruajtur edhe emrin e pare Koritsa qe ajo trashegonte pavarsisht se ne e gjejme ne forma te shumta sipas shkrimeve te huaja qe mbajne dekumentat.
total: 3 | displaying: 1 - 3

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00