Trajneri kërkon favore nga futbollistet e kombëtares, zbulohen mesazhet ngacmuese

kombetarja femraKombëtarja shqiptare e femrave është përfshirë në një tjetër skandal pas rrëfimit të njërës nga futbollistet se vajzat e kombëtares kryejnë marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën. Këtë herë është trajneri i Kombëtares, Altin Rraklli që ka ngacmuar dhe kërkuar favore njërës prej vajzave.

Sipas mesazheve të zbuluara nga “Newsbomb”, lexohet se trajneri Rraklli i shpreh asaj pëlqimin e tij, duke i thënë se e shikon atë më shumë se sa një lojtare.

Në një prej mesazheve të zbardhura, Rraklli i shpreh vajzës dëshirën për ta marrë në Greqi nëse ajo do të pranonte të takohej vetëm për vetëm me të.

Futbollistja ka refuzuar kërkesën e trajnerit duke iu shmangur mesazhit të tij. Duket se për një skuadër futbolli për femra, mesazhe të tilla të trajnerit kanë nervozuar vajzat, të cilat, të gjendura nën presionin e tij, në shumicën e rasteve kanë refuzuar të futen edhe në Kombëtare.

Altin Rraklli njërës prej vajzave në “Facebook”: “Trajner heee, për mua më shumë se një lojtare”.

rraklli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet