Vendi që intelektuali zë në epokën kur jeton është i kushtëzuar edhe nga raportet që vendos në vetvete hapësira kulturore e intelektuale, me hapësirën politike e shoqërore. Por, ndërsa në hapësirën e parë intelektuale ai është më veprues, sepse është njëkohësisht aktor dhe autor në të, në hapësirën e dytë, vendi i tij hera-herës ngushtohet, zhvendoset, mënjanohet nga faktorë  jashtintelektualë, por politikë dhe shoqërorë. Për më tepër, në regjime jodemoraktike, roli i faktorëve të kësaj hapësire të dytë merr përparësi shkatërruese,duke u prirur tëzërë hapësirat intelektuale, emadje duke zhvendosur dhe eleminuar tempujt në të.

Hapësira intelektuale në mjedisin elbasanas të gjysmës së parë të shekullit tonë u strukturua hap pas hapi nga përpjekja e një mentaliteti të përparuar, të prirur ndaj rrugëve të vështira të intelektualizmit dhe shkollimit. Është periudha kur familjet elbasanase do të sakrifikonin për arsimin dhe kulturën, është periudha kur, pavarësisht nga mundësitë ekonomike, vepronte një frymë e përbashkët drejt arsimit dhe formimit të intelektualëve, që vinte si një rezultante e një tradite shumë më të hcrshme. Është pikërisht ky mjedis, kjo situatë, ky mentalitet dhe kjo prirje që i gjeti shumë bij të familjeve të elbasanasve, në dhjetëvjetëshat e parë të shekullit XX në shumë prej shkollave më në zë të Evropës: Gjermani, Austri, Francë, Turqi, Itali etj.

Do të ishte interesante të bëhej një statistikë e fakteve që ofron kjo periudhë, e individëve dhe emrave, por edhe e hapësirave gjeografike të shkollimit.E nënvizojmë këtë fakt edhe për një arsye tjetër. Në këtë mjedis të ngritur intelektual, ato zëra që spikatën më shumë, bartin me vete vlera më të shumta, vlera të krahasuara me një kuotë mesatare të lartë referimi. Tek këto zëra të spikatur mund të përmenden edhc vëllezërit A.Cungu dhe M.Cungu.

Është pikërisht rrezonimi me këtë mjedis dhe këtë prirje, që në familje të tilla si ajo e vëllezërve Cungu të kultivohej dëshira për shkollim dhe arsimim. Personaliteti i tyre do të spikatë qartazi në atë plejadë të shkëlqyer të intelektualëve elbasanas të lidhur me përparimin dhe kombin. Por jeta ofron mundësi të ndryshme për shfaqjen e intelektualizmit dhe vënien e tij në shërbim të të tjerëve. Ndërsa Prof. Ali Cungu nuk do të gjente hapësirën e domosdoshme në atë raport intelektualizëm-politikë, nëse tek ai në mënyrë shkatërruese invazioni politik, do të pengonte hapësirat e botëkuptimit të tij politik, botëkuptim që synonte një shoqëri të lirë dhe demokratike, invazion që do t’i ngushtonte edhe hapësirat e shfaqjes së tij si intelektual, vëllai i tij, Mahmud Cungu, do të jetonte në një botë të lirë dhe demokratike, e, për rrjedhojë, do ta shfaqë plotësisht potencialin e tij intelektual, do të veprojë si i tillë në dobi të shoqërisë dhe ngushtësisht i lidhur me të, në dobi të kombit dhe çështjes kombëtare.

Me shfaqje jo të njëjta dhe kushte jo të njëjta tek këto dy figura do të spikatë si një tipar i përbashkët një tregues tepër domethënës. Ata e jetuan jetën si intelektualë dhe e vunë intelektualizmin e tyre në shërbim të njerëzve dhe kombit. Ali Cungu do të synojë t’i shërbejë njerëzve dhe vendit në ato sfera ku politika do të ishte e pafuqishme ta pengonte: në kultivimin e njerëzve dhe botës shpirtërore të tyre me vlerat e mirëfillta kulturore dhe kombëtare dhe arma me të cilën luftonte ishte intelekti, arsimimi, përkthimi dhe kultura.

Ndërsa Mahmud Cungu këtë rrezonancë shpirtërore me njerëzit dhe kombin do ta plotësonte më tej edhe me veprimtarinë e drejtpërdrejtë intelektuale dhe patriotike, përmes shtypit, aktivitetit politik dhe shkencor.

Vendi i intclektualit vërtet kushtëzohet nga raportet e hapësirave intelektuale diturore me ato politike, por, në vetvete, personalitetet e vërteta arrijnë të formohen dhe kundërqëndrojnë edhe në periudha dhune dhe terrori politik. Ato mund të mënjanohen dhe të mos bëhen publikë, por në këtë rast humbja më tepër është shoqërore, sesa individuale. Periudhat e diktaturave shëmtojnë vetveten me mënjanimin e intelektualëve, ngushtojnë vizionin e pamjes së tyre, duke luftuar mendjet dhe penat espikatura. Nëato raste, intelektualizmi mund të mos bëjë bujë, por ai konservohet si vlerë. Në këtë këndvështrim, vëllezërit Cungu e përvijuan të plotë portretin e tyre me pamje interesante, domethënëse e kuptimplote.

Pra, jeta e solli që dy vëllezërit, megjithëse trashëgonin dhunti të spikatura dhe të kultivuara në kuota të larta, të shfaqeshin në mënyra të ndryshme në mjedisin intelektual shqiptar dhe, në një pjesë të jetës së tyre, të vepronin në kushte diametralisht jo të njëjta.

Prof. Ali Cungu dhe Mahmud Cungu lindën në një familje të mesme elbasanase, në familjen e Ibrahim dhe Hajrie Cungut.

Prof. Ali Cungu, pas mbarimit të shkollës fillore dhe asaj plotore në Elbasan, do të vazhdojë studimet e mesme dhe të larta në Turqi, në njërin prej institucioneve më në zë të gjysmës së parë të shekullit XX në atë vend, ku jepej kulturë dhe formim perëndimor, me prirje të theksuara shkencore, intelektuale dhe teknike. Ishte një traditë që po kultivohej në vazhdimësi, ishte një parapëlqim i mjediseve intelektuale shqiptare për të shkolluar fëmijtë, ndër më të talentuarit, në Robert-Kolezh. Vitet e studimeve në Robert-Kolezh i shërbyen Ali Cungut jo vetëm për mësimin e përsosur të gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera, por, njëkohësisht, edhe për krijimin e asaj baze intelektuale dhe shkencore që do ta radhiste atë në radhët e para të mësuesve shqiptarë, në gjysmën e parë të shekullit XX. Për më tepër, ato vite shkollimi kultivuan tek ai veti të pozitive të karakterit të njeriut intelektual ndaj punës dhe njerëzve. Studimet në Robert kolezh ai i përfundoi më 1921. Pas diplomimit në Turqi, ai kthehet në Shqipëri dhe u emërua profesor i anglishtes, i matematikës dhe i Historisë botërore në Gjimnazin profesional teknik të Tiranës, një institucion ky i hapur dhe i sponsorizuar nga Kryqi i Kuq amerikan. Aty Prof.Ali Cungu shërbeu nën drejtimin e drejtorëve amerikanë Bradli Kelli, në vitet 1921-1922 dhe Harri Fultz, qysh nga vitit 1922, deri në nacionalizimin e shkollave të huaja nga qeveria shqiptare më 1933.

Në vitin 1934 Prof.Ali Cungu u transferua si dekan në një institucion tjetër amerikan, në shkollën bujqësore në Kavajë, të hapur nga amerikani Telford Erikson, me ndihmesën e fondeve perëndimore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur personeli amerikan i Bujqësores së Kavajës u largua nga Shqipëria, Prof.Ali Cungu u emërua drejtor i kësaj shkolle, post të cilin e mbajti deri në përfundim të Luftës. Formimi i tij i plotë arsimor, përvoja e gjatë e tij në mësimdhënie dhe drejtim, kultura dhe intelektualizmi i spikature kishin rreshtuar Prof.Ali Cungun në radhën e atyre intelektualëve që shihnin me qartësi drejt së ardhmes për problemet e kombit dhe zhvillimit, në radhën e intelektualëve me frymë dhe prirje të spikatura properëndimore. Kjo do të ishte e mjaftueshme që fill pas vendosjes së regjimit komunist ai të ishte në listat e atyre intelektualëve që nën akuza absurde, të burgosej dhe të persekutohej. Në vitin 1946 ai arrestohet dhe burgoset. Do të duheshin 12 vjet “për të gjetur” që ai ishte i pafajshëm. Kështu që, më 1958, ai u lirua nga burgu. Gjatë kohës së qëndrimit nëburg dhe pas saj ai u angazhua intensivisht në fushën e përkthimit, sidomos në procesin e vështirë nga shqipja në anglisht, duke bërë të flasin në anglisht kulme të letërsisë shqiptare si Naim Frashëri, Migjeni, Kadare, përmes “Dasmës” etj. etj.

Kjo etapë përbën një kapitull interesant të jetës dhe veprimtarisë intelektuale të tij, e vështirë për të, por domethënëse për vetitë dhe dhuntitë e tij. Duam të theksojmë se kjo periudhë jete për prof.A.Cungun, megjithëse nën një atmosferë asfiksuese, të zymtë dhe të ngrysur, nuk i shoi atij zjarrin dhe ndriçimin intelektual që gëlontc brenda qenies së tij dhe ndriçonte shpirtërisht atë. I duhej që të fliste pak, por të thoshte shumë. Por, sidoqoftë,

“Inteligentia pauca” thotë latini. Dhe ai la dëshmi të saj.

Inxh. Mahmut Cungu lindi më 23 maj 1913. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe plotore, vazhdon Shkollën e mesme teknike amerikane në Tiranë, në vitet 1926-1932. Pas përfundimit me rezultate të larta të shkollës teknike, ai shkon të vazhdojë , ashtu si vëllai tij, “Robert-Kolezhin” në Stamboll, në Turqi. Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, në vitin 1940, ai diplomohet në fushën e inxhinierisë dhe të arkitekturës. Vitet eshkollimit edhe për të qenë vite lë formimit të një intelektuali të vërtetë me vizion objektiv dhe të qartë për jetën. Në botimin ceremonial të diplomantëve nga e gjithë bota, të diplomuar në “Robert Kolezh” më 1940, Mahmud Cungu do të cilësohej si njeriu i aftë, me formim të plotë, i devotshëm dhe i përkushtuar ndaj së resë dhe njerëzve. Ky status intelektual i mundësoi atij qëndrim të qartë dhe të drejtë në vitet e trazirta të Luftës së Dytë Botërore. Pas pushtimit fashist të vendit dhe për disa vite më tej Inxh.M.Cungu jetonte dhe punonte në shtete të Mesdheut Lindor, si në Turqi, Siri, Liban, Kuvajt, Egjipt. Në një shkrim për Inxh. Mahmud Cungun, Imam Vehbi Ismaili, thekson: “M.Cungu ishte një mtelektual i vërtetë. Sa jetoi nëEgjipt, iu botoi një libër në anglisht dhe në shqip kundër fashizmit Italian dhe, më vonë, edhe kundër komunizmit. Ai ishte me të vërtetë demokrat.” Në këto shtete ai punoi si inxhinier civil dhe arkitekt. Njëkohësisht ai ishte tepër aktiv në veprimtaritë e shoqërive atdhetare jashtë atdheut dhe tepër i përkushtuar ndaj gjendjes politike dhe kombëtare të vendit në atë periudhë. Në vitin 1961, familja e inxh.Mahmud Cungut vendoset përfundimisht në Nju Jork. Në këtë vend për inxh.Mahmud Cungu fillon një etapë e re jete, tepër intensive, tepër e angazhuar në planin intelektual, patriotik, shkencor, publicistik dhe human. Meqë zotëronte në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze, meqë ishte i diplomuar në një institucion me zë në fushën teknike, si “Robert Kolezh”, meqë në një periudhë të shkurtër merr një gradë më të lartë në fushën e inxhinierisë, në një prej Universiteteve të Nju Jorkut, si “Profesor në inxhinieri” (PE) dhe meqë ishte me një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në atë fushë, ai vazhdoi të punojë në Nju jork si arkitekt dhe inxhinier civil, në punë shtetërore dhe joshtetërore. Por kjo punë do të jetë e lidhur ngushtë me veprimtarinë intensive të tij në dobi të kombit dhe çështjes kombëtare. Në një shkrim për të, në gazetën “Shqiptari i lirë” theksohet: “Mahmuti ka pasë përbërë një cilësi të posaçme për veprimtari në fusha të ndryshme politike, shoqnore, kulturale dhe fetare. Dhe kështu, brenda nji kohe të shkurtër ai bëhet i njoftur në Bashkësinë shqiptare në Nju Jork dhe gjetkë. Përveç zotnimit të gjuhës angleze, ai ka pasë një përgatitje të përsosun të gjuhës shqipe me stil të Elbasanit.” Ai ka dhënëkontributm e vet të çmueshëm në organizmin e shoqatës Islamo Shqiptaro-amerikane në Nju Jork, ka qenë anëtar i zellshëm i “Vatrës” dhe bashkëpunëtor i fletores “Dielli”. Ndërsa Imam Vehbi Ismaili thekson: “Tërë kohën në Amerike ai është marrë me çështje kombëtare dhe fetare, për disa vjet ka shërbye si kryetar i Vatrës në Nju Jork, dhe, për disa vjet, edhe si kryetar i Qendrës Islamike të Nju Jorkut. Në të dyja këto organizata ai ka shërbyer me sinqeritet; përveç kësaj, ka ndihmuar materialisht më tepër sesa kishte fuqi. Ai ishte me të vërtetë një patriot i ndershëm dhe fetar i drejtë. Donte fenë e tij dhe nderonte e respektonte të tëra fetë. Ai besonte se një fetar i sinqertë, i çdo feje qoftë është edhe patriot i ndershëm.”

Në aktivitetin e M.Cungut në Amerikë spikatin cilësi që formojnë vlera të vërteta të një intelektuali patriot:

–  Spikatën cilësitë dhe aktiviteti i tij në fushën organizative. Qenia e tij për një kohë të gjatë kryetar i shoqatës panshqiptare “Vatra” të Nju-Jorkut dhe i Qendrës Islamike, dhe qenia gjatë gjithë kohës një ndër veprimtarët më aktive në dobi të çështjes së kombit kultivoi tek M.Cungu vetitë organizative dhe vepruese. Ai është i pranishëm dhe, në të shumtën e herëve, drejtues në të gjitha veprimtaritë e zhvilluara në Nju-Jork, por edhe në Boston etj., si dhe në vende të tjera, veprimtari që synonin propagandimin e vlerave kombëtare, të historisë së popullit tonë, të figurave historike të luftës kundër komunizmit etj. Dhe, sidomos, është tepër aktiv në veprimtaritë që i kushtoheshin Kosovës dhe çështjes së saj. Ai, së bashku me Niko Kokalarin dhe Kristo Thanasin, arritën të krijojnë mjedisin e përshtatshëm dhe të favorshëm për zhvillimin normal e funksional të shoqërisë “Vatra”, pas çrregullimeve që u vërejtën në të si rrjedhojë e ndikimit pengues që bënte qeveria komuniste e Tiranës në dëm të asaj shoqërie.

–  Një tjetër fushë ku spikatin cilësitë dhe dhuntitë e tij intelektuale është fusha e publicistikës. Duke parë disa nga koleksionet e gazetave që botohen nga shqiptarët e Amerikës, vëren se ai është i angazhuar realisht në publicistkë, sidomos për të kontribuar për çështjen kombëtare. Ai ka botuar shkrime dhe artikuj në gazeta të tilla si “Dielli”, “Atdheu”, “Flamuri”, “Shqiptari i lirë” etj. Shkrimet e tij karakterizoheshin nga mprehtësia e kapjes së problemeve dhe bukuria në hartimin dhe interpretimin e problemeve. Në një letër miqësore që Antoni Athanas Gegaj i dërgon Mahmut Cungut, më 1964 thekson: “Mora me gëzimin më të madh artikullin tënd. Mulla Tahiri (është pseudonimi i Mahmut Cungut) ka fjetun tepër. Ishte koha që të zgjohej, sepse pilafi im ka nevojë për “speciet misterioze” të tij. Tash e pas Mulla Tahiri do të ketë një rubrikë të javës.”

Publicistika i shërben M.Cungut edhe si një mundësi e konsiderueshme për të bërë të njohur në mjediset shqiptare në Amerikë dhe ato amerikane vlerat tona kombëtare, historinë e popullit tonë, bijt dhe personalitetet e shquara të këtij vendi.

Krahas publicistikës, fusha që e lidhte me tërë treguesit intelektualë e patriotikë ishte ajo e përkthimeve. Përkthimet e bëra prej tij dhe të botuara në gazeta apo botime të veçanta përfshijnë një gamë të gjerë fushash, qysh nga fusha e letërsisë, e materialeve studimore e shkencore e deri tek ajo e ceremonialeve, zyrtare ose jo. Dëshmi e kësaj pune janë jo vetëm përkujdesja për botimin e kulmeve të letërsisë shqiptare në anglisht, por edhe përkthimet në këtë gjuhë nga ana e tij të materialeve studimore për Gjergj Fishtën, Ernest Koliqin, Historinë e kombit shqiptar, e deri në përkthimin në shqip të botimeve të tilla historike si “Lucrecia Borgia” i autorit Will Cuppy. Fusha e vështirë e përkthimit do të kërkonte kulturë të gjerë dhe njohje të thellë në fushën e letërsisë, historisë, filozofisë etj. Inxh.M.Cungu ishte intelektuali që gjatë gjithë jetës vetëm e zgjeroi dhe e shtoi këtë njohje. Dëshmi e qartë e interesimeve të tij kulturore e shkencore është edhe Biblioteka e tij, në të cilën gjenden autorë nga ata më në zë, nga periudha antike e deri në atë moderne.

Dhe një ndër cilësitë më të spikatura të inxh.M.Cungut, që e karakterizoi gjatë gjithë jetës së

tij është karakteri human, humanizmi në të menduar dhe vepruar. Në një përkujtimore për të nga shqiptarët e Amerikës theksohej: inxh.Mahmud Cungu dallohej për urtësi, idera dhe cilësi të rralla udhëheqëse. Gjithmonë shtyhej nga dashuri e fakte për Atdheun e tij, Shqipërinë. Ndiente rëndë në zemër vuajtjet e vëllait në burgjet e diktaturës së kuqe, profesor Ali Cungut, dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij. Ndiente rëndë në zemër vuajtjet e krejt popullit shqiptar nën regjimin komunist, kundër të cilit, .zëri i tij dëgjohej ndër mitingje e demonstrata dhe ishte gjithmonë optimist.

Ndaj figurave të tilla si këto të vëllezërve Ali dhe Mahumud Cungu, natyrshëm lind kërkesa morale për t’i kujtuar dhe rikujtuar, duke i kompensuar sadopak atë heshtje të pamerituar ndaj tyre. Por ky është më tepër borxh moral i epokave, ndaj individëve intelektualë. Por nga ana tjetër, patriotizmi dhe intelektualizmi janë vlera për të cilat kanë nevojë në mënyrë të veçantë kohët moderne dhe sidomos periudhat e demokracisë pasdiktatoriale. Në këtë këndvështrim jemi ne ata që kemi nevojë të mësojmë nga kuotat e larta të patriotizmit dhe intelektualizmit, përkushtimit ndaj përparimit dhe të ardhmes.

 

Prof. Dr. Tomorr Plangarica

 

Tetor, 1995